Connect with us

Sport

Garë atraktive në karting – Bota Sot

Published

on

Të shtunën, te Salla e Panaireve në Gazimestan, është mbajtur gara në disiplinën e kartingut, e cila ishte mjaft atraktive dhe në të cilën fëmijë të grup-moshave të ndryshme i treguan shkathtësitë e tyre, duke dëshmuar se janë e ardhmja e automobilizmit kosovar.

Në shtegun e gjatë 340 metra, ata u treguan mjaft të përqendruar dhe njëherësh ishin mjaft rivalizues me njëri tjetrin.

Omer Krasniqi, Yll Maliqi dhe Eris Maliqi fituan në klasat e tyre përkatëse, por edhe të tjerët patën paraqitje të mirë.

Rezultatet:

Klasa 1

1.Omer Krasniqi 20 pikë

2.Eros Gacaferi 15 pikë

Klasa 2

1.Yll Maliqi 35 pikë

2.Baran Karabeg 32 pikë

3.Albion Maliqi 27 pikë

Klasa 3

1.Eris Maliqi 35 pikë

2.Smajl Maliqi 32 pikë

3.Lidra Haxhihasani 27 pikë

Alsat