Connect with us

Sport

Futbollistët e Shqipërisë drejt Kazakistanit, asnjë me “Covid 19” – SHKUPIMK

Published

on

Kombëtarja e Shqipërisë është nisur për në Kazakistan, për ndeshjet e 11 tetorit, ndërsa FEderata Futbollistike e Shqipërisë konfirmoi se të gjithë lojtarët kanë dalë negativë në testimet e fundit.

– Advertisment –

Njoftimi i FSHF-së:

“Ekipi ynë kombëtar është nisur mëngjesin e sotëm për në Kazakistan, ku do të zhvillojë në 11 tetor ndeshjen e vlefshme për UEFA Nations League. Përfaqësuesja e drejtuar nga tekniku Edoardo Reja është e plotë dhe pa asnjë mungesë nga ndryshimet e njoftuara ditën e djeshme. Gjithashtu janë marrë edhe përgjigjet e tamponit, ku të gjithë kuqezinjtë kanë rezultuar negativ ndaj COVID-19.”

 

Shqipëria do të zhvillojë dy ndeshje në transfertë, të parën ne Kazakistan më 11 tetor dhe tre dite më pas në Lituani më 14 tetor.

Alsat