Connect with us

Business

FMN parashikon rimëkëmbje më të madhe ekonomike

Published

on

Fondi Monetar Ndërkombëtar parashikon që përshpejtimi i shpërndarjes së vaksinave kundër koronavirusit, në kombinim me stimujt fiskalë dhe monetarë, do të ndihmojnë rritjen e ekonomisë globale këtë vit dhe vitin e ardhshëm.

Huadhënësi global tha në raportin e ri, të publikuar të martën, se ekonomia e botës pritet të rritet për 6 për qind këtë vit dhe 4.4 për qind vitin e ardhshëm.

Shifrat janë më të larta se parashikimet e bëra në janar për 5.5 për qind rritje këtë vit dhe për 4.2 për qind në vitin 2022.

“Rritja pasqyron mbështetjen shtesë fiskale në disa ekonomi të mëdha, rimëkëmbjen e mundësuar nga vaksinat në gjysmën e dytë të vitit 2021 dhe përshtatjen e vazhdueshme të veprimtarisë ekonomike”, tha përmes një deklarate FMN-ja.

Megjithatë, FMN paralajmëroi se ky vështrim shoqërohet edhe me “pasiguri të mëdha”.

Në të gjithë botën, bankat qendrore dhe qeveritë kanë lëshuar triliona dollarë për të luftuar recesionin e shkaktuar nga pandemia.

Ky recesion e ka tkurrur ekonominë globale për rreth 3.3 për qind në vitin 2020.

Shpërndarja e vaksinave në Shtetet e Bashkuara ka shkaktuar optimizëm se jeta mund të marrë së shpejti një pamje më normale.

Disa shtete në SHBA tashmë i kanë hequr kufizimet e lidhura me pandeminë.

Gati një në tre amerikanë ka marrë një dozë të vaksinës kundër koronavirusit dhe gati një në katër është vaksinuar plotësisht me dy doza.

Por, në Evropë, shpërndarja e vaksinave vazhdon të jetë e ngadalshme, për shkak të, siç thonë zyrtarët në Bruksel, problemeve me furnizim. /REL

Alsat

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Business

Bie përqindja e turistëve për muajin shkurt

Published

on

Numri i turistëve për muajin shkuar ka shënuar rënie prej 41.7 për qind, ndërsa numri i qëndrimeve në hotele ka rënë me 36.8 për qind, krahasuar me të njëjtin muaj gjatë vitit të kaluar. Sipas të dhënave nga Enti Shtetëror i Statistikave, në shkurt vendi ka regjistruar 27,569 turistë ndërsa janë realizuar 60,013 akomodime.

 

Alsat

Continue Reading

Business

Bie çmimi i benzinë, çmimi i dizelit mbetet i pandryshuar

Published

on

Çmimi i benzinës nga mesnata do të lirohet për gjysmë denari, ndërsa çmimi i dizelit mbetet i pandryshuar, vendosi Komisioni Rregullator i Energjetikës.

Sipas vendimit të fundit të KRRE-së, çmimet e derivateve për litër do të jenë:

EUROPUSPER BS-95 do të shitet për 67,00 denar për litër.

EUROSUPER BS-98 do të shitet për 69,00 denarë për litër.

EURODISEL do të shitet për 58 denarë për litër.

 

Alsat

Continue Reading

Business

Gjatë marsit u rritën çmimet e konsumit, ranë vetëm çmimet e perimeve

Published

on

Për 0,4% janë rritur çmimet e konsumit gjatë muajit mars 2021 në krahasim me muajin shkurt të po të njëjtit vit.

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka bërë të ditur se gjatë marsit të këtij viti janë rritur çmimet e këtyre produkteve: vajra dhe yndyra me 2.8%, pemë me 3.8%, pije alkoolike me 1.6%, këpucë me 3.1%, karburante dhe lubrifikantë për pajisjet e transportit personal me 4.7%.

Ndërsa, rënie e çmimeve gjatë marsit është vërejtur vetëm tek perimet me 1.5%.

Sipas, ASHK-së, norma vjetore e inflacionit, e matur në muajin mars 2021, me muajin mars 2020, ishte 1.2%.

Ndërkohë për 1.2% janë rritur çmimet e konsumit në janar të këtij viti, në krahasim me të njëjtin muaj të vitit 2020.

Alsat

Continue Reading

Trending