Këngëtarja e njohur, Fjolla Morina, duket më e lumtur se kurrë në krahët e të dashurit të saj, Fisnik Syla.
Ajo vazhdimisht ka publikuar gjatë këtyre ditëve imazhe me të, duke treguar se dyshja po kalojnë çaste të lumtura në krahët e njëri-tjetrit.
Në një fotografi të fundit, të ndarë me ndjekësit e saj në InstaStory, Morina u shfaq sipër qafës të të dashurit, teksa i shkruante “Mi Amore (Zemra ime)”.
Foto: Fjolla Morina/InstaStory
Vetëm pak minuta më vonë, ajo publikoi edhe një tjetër fotografi, ku shfaqeshin duke bërë gëzuar me të dashurin me nga një gotë alkool.
Në mbishkrimin e saj, Fjolla dha shenja të forta se mes dyshes gjërat po bëhen gjithnjë edhe më të forta, duke menduar edhe hapin e betimit, praktikisht atë të kurorëzimit.
Foto: Fjolla Morina/InstaStory
“Haje për njëri-tjetrin, betohemi”, kanë qenë fjalët e këngëtares në mbishkrimin e fotografisë.
Kujtojmë që Fjolla Morina ka mbetur ende pa një vendim të prerë nga Gjykata e Kukësit pas arrestit shtëpiak, për ngjarjen famëkeqe të nxënies me armë nga Policia e Shtetit gjatë kalimit të pikës kufitare Kosovë-Shqipëri. /Telegrafi/