Connect with us

Showbiz

Fjolla Morina ndan imazhe duke u përqafuar me bashkëshortin, Fisnik Syla

Published

on

Këngëtarja e njohur shqiptare, Fjolla Morina, është padyshim ndër më të komentuarat kohëve të fundit.

Fillimisht flitej për arrestimin e saj për posedim të armëve, ndërsa pas kësaj edhe martesa me biznesmenin, Fisnik Syla.

Këtë të fundit ajo e bëri publike në rrjetin social Instagram, ku ndau një imazh në krah të bashkëshortit, përfshirë edhe një përshkrim romantik.

(Foto: Instagram)

Tash që janë bërë të hapur me audiencën, është bashkëshorti i saj që tani ka ndarë imazhe atraktive me këngëtare.

Imazhe të tilla duket se janë realizuar para një muaji, pasi Fjolla shihet me të njëjtën paraqitje sikur në xhirimet e këngës “Kape”.

(Foto: Instastory)

Pas tij, edhe Fjolla është parë të shpërndajë  fotografi të ndryshme me të, ku shihen mjaft afër me njëri-tjetrin.

Çifti janë duke pranuar urime të shumta e vizita, teksa së fundmi Milaim Zeka dhe partnerja e tij kaluan kohë në shtëpinë e tyre.

(Foto: Instastory)

Artistja shqiptare është ende duke mbajtur arrest shtëpie, pasi u gjet me armë në pikën kufitare të Morinës. /Telegrafi/