Connect with us

Sport

Fitore e hidhur për PSZH, Kin shkruan historinë – SHKUPI

Published

on

Paris Sen Zhermeni ka marrë një fitore të rëndësishme 2-0 kundër Bashakshehirit në javën e dytë të Grupit H të Ligës së Kampionëve. Një fitore që ka ardhur pas humbjes 2-1 të pësuar në javën e parë kundër Man. Junajtedit. Gjithsesi, ka qenë një sukses me shije të hidhur për francezët që kanë humbur brazilanin Nejmar, për shkak dëmtimi në minutën e 26-të.

Protagonisti i ndeshjes ka qenë Moise Kin, autori i të dy golave të ekipit të Tuchel.Sulmuesi është bërë italiani më i ri që ka shënuar gol në ndeshjen e tij të parë si titullar në Ligën e Kampionëve (20 vjeç e 243 ditë), duke thyer rekordin e Alesandro Del Piero-s (20 vjeç e 308 ditë).

Alsat