Këngëtarja e njohur, Filloreta Raçi-Fifi javë më parë bëri publike lidhjen e saj të re të dashurisë.
Fifi konfirmojë romancën me biznesmenin Adis Patushi në një koncert të saj duke i dhuruar puthje në publik.
Ndërsa tani çifti më i ri në estradë po shpërndajnë momente të shumta romantike përmes rrjeteve sociale dhe këtë së fundmi e ka bërë Fifi.
Foto: Fifi/Instagram
Këngëtarja nga Ferziaj postoi një video të përbashkët në llogarinë e saj në TikTok, teksa shihet duke kënduar këngën e saj të fundit bashkë me partnerin e saj.
Të dy shihen të lumtur përkrah njëri-tjetrit derisa nuk mungojnë puthjet dhe ledhatimet gjatë kohës që janë në makinë.Kujtojmë që Adis Patushi është një emër i njohur për publikun shqiptar,
pasi ai më parë ka qenë i martuar me modelen Adrola Dushi, me të cilën ka një djalë.
Foto: Fifi/InstaStory
Ndryshe, pak ditë më parë Fifi publikoi këngën “Hana” në bashkëpunim me DJ PM dhe DJ Dagz.
Të tre artistët nga Kosova ishin pjesë e formatit Big Brother VIP që përfundoj të premten e kaluar (18 shkurt). /Telegrafi/