Showbiz
Fifi largon të gjithë personat që ndjek në Instagram nga lista, duke lënë vetëm mashkullin me të cilin dyshohet se është në lidhje
Published
2 years agoon
By
admin
Këngëtarja dhe autorja e shumë këngëve të njohura, Filloreta Raçi – Fifi, në prill të këtij viti është përfolur për një lidhje të mundshme me djaloshin tiranas, Xhuljo Tabaku.
Megjithëse ajo është treguar e rezervuar për publikun sa i përket jetës private, duke u shprehur në kohën kur u publikuan lajmet për lidhjen e supozuar se “do të tregonte vet kur të ishte koha”.
Në këtë mënyrë, ajo sikur nuk e mohoi e as pohoi një gjë të tillë, duke lënë në pikëpyetje fansat e saj.
Reagimi i Fifit në muajin prill, pasi mediat kishin aluduar në një lidhje të mundshme mes saj dhe Xhuljos (Foto: Fifi/InstaStory)
E ajo çfarë ka përforcuar së fundmi dyshimet se mes dyshes ka vërtetë diçka, është fakti se Fifi ka larguar nga lista e personave që ndjek në Instagram të gjithë ata që ndiqte, duke lënë vetëm një person.
E ky person është pikërisht Xhuljo – djaloshi nga Tirana i cili bën një jetë mes Shqipërisë dhe Gjermanisë.

Foto: Fifi/Instagram
Nuk dihet nëse ky është një lloj “konfirmimi” nga ana e këngëtares, apo thjeshtë një tjetër ‘ngacmim’ për fansat e saj.
Sido që të jetë, Fifi sivjet përveç projekteve muzikore, është përfolur shumë edhe për humbjen e saj të madhe në peshë. /Telegrafi/

Foto: Fifi/Instagram
You may like
Sinan Kajtazi: Ëndrra e Ahmet Brahimajt për Baletin Kombëtar të Kosovës duhet të jetë mison për ne
Doja Cat paralajmëron tërheqjen nga muzika?
Sonte miqësorja Spanjë-Shqipëri, bastet “fundosin” kombëtaren tonë
Messi paralajmëron pensionimin nga Argjentina
Presidenti i Barcelonës mohon interesimin për Mbappen
Një vit nga vdekja e humoristit Rasim Thaçi – Cima, Artani kujton momentet e fundit me të atin dhe raportin me të