Connect with us

Bota

Fauci: Vaksinat e “Pfizer” dhe “Moderna”, progresit i jashtëzakonshëm shkencor – Alsat

Published

on

Të dhënat e dy vaksinave nga “Pfizer” dhe “Moderna” janë të besueshme dhe shpejtësia me të cilën ato u zhvilluan nuk e ka cenuar sigurinë dhe integritetin e tyre shkencor, tha sot Anthony Fauci, eksperti kryesor për Sëmundjet Infektive në SHBA dhe një anëtar i task forcës antiCOVID-19 i Shtëpisë së Bardhë.

“Rezultatet e marra janë pasojë e progresit të jashtëzakonshëm shkencor të bërë në këtë lloj vaksine, që na lejoi brenda pak muajsh të bënim gjëra që zgjasnin me vite deri më tani”, sqaroi ai.

Fauci gjithashtu hodhi poshtë shqetësimet në lidhje me një politizim të mundshëm të vaksinave, duke theksuar se të dhënat u vlerësuan nga një grup i pavarur ekspertësh pa ndonjë lidhje me administratën, me atë vetë ose me kompanitë farmaceutike.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Turqi,135 viktima dhe 5,532 raste të reja me COVID-19 – Alsat

Published

on

Turqia raportoi 5.532 raste të reja me Covid-19 dhe 3.233 të shëruar gjatë 24 orëve të fundit, njoftoi Ministria e Shëndetësisë e vendit, transmeton Anadolu.

Numri i përgjithshëm i rasteve në vend tani qëndron në 440.805, ndërsa numri i të shëruarve në 370.825, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë.

Numri i të vdekurve nga virusi arriti në 12.219, me 135 viktima të reja.

Ndërkaq, mbi 152 mijë teste të tjera janë kryer gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e përgjithshëm në mbi 17 milionë.

Shifrat gjithashtu treguan se numri i pacientëve në gjendje kritike tani qëndron në 4.121, ndërsa 3,8 për qind vuajnë nga pneumonia.

Ministri turk i Shëndetësisë, Fahrettin Koca, në një postim në Twitter u bëri thirrje njerëzve të ndiqnin udhëzimet e sigurisë, duke thënë se numri i pacientëve në gjendje kritike dhe humbja e jetëve është i dhimbshëm.

Duke filluar nga kjo javë, Turqia ka vendosur orë policore të pjesshme gjatë fundjavës si pjesë e përpjekjeve për të ndaluar përhapjen e virusit.

Continue Reading

Bota

Mbreti saudit kërkon nga vendet e G20-ës të adresojnë problemet e shkaktuara nga koronavirusi – Alsat

Published

on

Mbreti i Arabisë Saudite në hapjen e samitit të Grupit 20, ka thënë se për shkak të pandemisë së koronavirusit ka pasur tronditje ekonomike dhe humbje sociale, andaj ai u ka bërë thirrje anëtarëve të këtij grupi “që të bëjmë më të mirën për të tejkaluar këtë krizë përmes bashkëpunimit ndërkombëtar”.

Mbreti Salman u bëri thirrje liderëve të G20-ës që të “adresojnë dobësitë e ekspozuara nga kjo krizë dhe në të njëjtën kohë të mbrojnë jetën e njerëzve”.

Pandemia e koronavirusit deri më tani ka lënë të vdekur mbi 1,3 milion njerëz në mbarë botën.

“Ne e kemi për detyrë që së bashku ta trajtojmë këtë sfidë gjatë këtij samiti dhe të japim një mesazh të fortë paqeje dhe sigurie”, tha mbreti saudit.

Mbreti Salman i bëri thirrje liderëve që të ofrojnë mbështetje shteteve të zhvilluara që të koordinohen për këtë çështje. Monarku saudit tha se vendet e G20-ës gjatë këtij viti duhet të injektojnë më shumë se 11 trilionë dollarë në ekonominë botërore, me qëllim që të mbështeten bizneset dhe njerëzit që janë prekur më së shumti nga kriza.

Ai gjithashtu përgëzoi grupin e G20-ës për zgjerimin e mbrojtjes kundrejt vendeve më të prekura nga recensioni botëror, përfshirë edhe vendimin e këtij grupi për të pezulluar pagesat e borxhit për vendet më të varfra të botës deri në mesin e vitit 2021, në mënyrë që këto shtete të mund të përqendrohen në sistemin e kujdesit shëndetësor dhe programet stimuluese.

Mbreti Salman foli në këtë samit përmes një video-konference, për shkak se kufizimeve të vendosura për të frenuar përhapjen e koronavirusit, kanë pamundësuar që ky samit të mbahet në Riad. Arabia Saduite po udhëheqë presidencën e G20-ës për herë të parë.

Megjithatë, Mbreti saudit tha se është i “bindur se samiti i Riadit do të japë rezultate të rëndësishme dhe do të çojë në miratimin e politikave ekonomike dhe sociale që do të rikthejnë shpresën dhe sigurinë për njerëzit në botë”.

Shtetet anëtare të G20-ës përfaqësojnë rreth 85 për qind të prodhimit ekonomik botërore dhe tre të katërtën e tregtisë ndërkombëtare. Në këtë grup bëjnë pjesë ekonomitë më të pasura dhe më të zhvilluara të botës të tilla si Shtetet e Bashkuara, Kina, India, Turqia, Franca, Gjermania, Britania, Brazili, Rusia dhe vende të tjera.

Presidenti rus, Vladimir Putin u tha liderëve të G20-ës se Rusia është e gatshme t’iu ofrojë vaksinën Sputnik V për koronavirus shteteve që kanë nevojë. Moska pretendon se kjo vaksinë është mbi 90 për qind efektive, por për këtë vaksinë ende nuk janë kryer testimet e fazës së tretë.

Presidenti amerikan, Donald Trump po ashtu pritet të marrë pjesë në sesionet virtuale, por është ende e paqartë nëse ai do të flasë në këtë samit. Shumë nga liderët e G20-ës kanë uruar presidentin e zgjedhur, Joe Biden, i cili mposhti Trumpin në zgjedhjet presidenciale amerikane të 3 nëntorit.

Continue Reading

Bota

Erdogan: Të ardhmen tonë do ta ndërtojmë me Europën – Alsat

Published

on

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan, siguroi sot se Turqia dëshiron të ndërtojë të ardhmen e saj me Europën, duke pohuar se vendi i tij nuk përshtatet askund tjetër përveçse në Europë.

Presidenti turk u ndal gjatë në marrëdhëniet diplomatike, veçanërisht në lidhje me Europën dhe SHBA-në.

“Turqia i përket Europës!”, theksoi Erdogan.

“Ne nuk e shohim veten askund tjetër përveç Europës. Ne imagjinojmë ta ndërtojmë të ardhmen tonë me Europën”, shtoi më tej ai.

Me këtë mesazh, udhëheqësi turk dëshiron të tregojë gatishmërinë e tij për të rinovuar lidhje të forta me partnerët europianë, duke shtuar se Turqia dëshiron një bashkëpunim më të fortë me miqtë dhe aleatët e saj.

Continue Reading

Trending