Connect with us

Sport

Faqja e zezë e disa sporteve në Kosovë, mburren me fitore në parakualifikime e bëjnë dasma! Ministria e sportit, t’i ketë parasysh këto… – Bota Sot

Published

on

Jemi ku jemi, a mos vallë edhe sallama shitet për mish në Republikën e Kosovës. Edhe nëse shitet nuk është çudi sepse jemi të tillë! 

Se po gënjejmë me disa sporte, ajo punë dihet që moti. 

Fajtori kryesor direkt apo indirekt është edhe Ministria e Kulturës, Rinisë dhe e Sportit të Kosovës. 
Sepse ministria e sportit, secilën federatë duhet ta marr në raport dhe ta pyes: Po fitove, ku fitove? çfarë gare është ajo, çfarë rangu?

Është garë tamam aty ku thyhen arrat apo jeni në parakualifikime? Çfarë dasme po bëni ju dhe pa pikë nevoje? Fitove në parakualifikime?  Fundja, përgjysmoja buxhetin kushdo që e meriton nga federatat!

Është e neveritshme, ka vite që disa federata po e gënjejnë opinionin, a me Kombëtare ose me garues marrin pjesë në parakualifikime! Vetë fjala parakualifikim nënkupton se nuk je aty ku duhet dhe nuk je në nivelin e duhur.

Mirë që merr pjesë sepse diku duhet me luajtur por duhet mi grah punës e me rritur cilësinë!  Jo mu kënaq duke e mundur Gjibraltarin, Luksemburgun, Ishujt Faroe, Kirgistanin, Çibutin, Madagaskarin etj. Kosova ka traditë sporti dhe ky popull nuk ha kashtë, por e njeh sportin fije e për pe dhe as që të bën hesap si sport. Krejt në fund, më shumë se veten askënd  nuk jeni duke e gënjyer!   Grahni punës, investoni, rriteni nivelin dhe rriteni rezultatet, atëherë populli ju sheh ku jeni!

Alsat