Connect with us

Showbiz

Fansat irritohen nga thonjtë e gjatë të Kylie Jenner, thonë se gati sa e shpoi në sy vajzën

Published

on

Tashmë është bërë traditë në shtëpinë e Kylie Jenner që për festa, ajo dhe Stormi të gatuajnë së bashku.

Kësaj radhe ëmbëlsirat e dyshes kanë ardhur si rrjedhojë e lansimit të produkteve të saj të bukurisë, shkruan Mirror.

Por gjatë videos së publikuar në platformën YouTube, fansat kanë vënë re një detaj që i irritoi ata.

(Foto: Mirror)

Kjo ka të bëjë me thonjtë e gjatë të bukuroshes brune, e cila për pak sa nuk e shpo vajzën e saj në sy.

“Si mund të bëjë ndonjë gjë me ata thonj. Stormi mund të përfundonte pa njërin sy”, është shprehur një nga komentuesit.

(Foto: Mirror)

Sidoqoftë kësaj, Stormi tashmë ka mbushur dy vjet, të cilën Kylie e ndan me ish-të dashurin, Travis Scott. /Telegrafi/

(Foto: Mirror)

Showbiz

Demi Rose lë pak vend për imagjinatë me bluzën e zbërthyer

Published

on

Ajo është ndër modelet që anembanë botës njihet për linjat e tonifikuara trupore.

Por, Demi Rose edhe njëherë ka treguar se di të merr vëmendjen e madhe të ndjekësve të saj në rrjetin social Instagram, shkruan Daily Mail.

Ajo ka ndarë disa imazhe, ndërsa shihej me një bluzë të zbërthyer, e cila i theksonte gjoksin e formësuar.

Fotografi të tilla janë shkrepur gjatë udhëtimit të saj në Ibiza, aty ku kaloi kohën për një kohë të gjatë.

Flokët kësaj radhe kishte zgjedhur ti kap poshtë kokës, kurse për makijazh kishte dominuar më shumë ngjyra ‘nude’.

Ajo së fundmi është bërë edhe ambasadore e disa brendeve të njohura, sikurse “PrettyLittleThing”. /Telegrafi/

(Foto: Instagram)

Continue Reading

Showbiz

Dafina Zeqiri shfaqet joshëse në pozat e reja: Sa e madhe është dashuria jote për mua

Published

on

Këngëtarja e njohur, Dafina Zeqiri, për momentin është ndër më pëlqyerat.

Ajo është aktive në rrjete sociale, teksa ndan video dhe imazhe nga jeta dhe karriera e saj profesionale.

Në një postim të fundit në Instagram, bukuroshja brune është shfaqur mjaft joshëse para kamerës.

(Foto: Instagram)

E veshur me një fustan të zi, këngëtares i janë theksuar linjat e bujshme trupore, për të cilat komentohet mjaft shumë.

“Sa e madhe është dashuria jote për mua”, ka shkruar ajo në përshkrim.

(Foto: Instagram)

Theksojmë se “Vuj Vuj Vuj” është projekti i saj i fundit që erdhi si ‘remix’, me protagonist komedianin Miran Ramadani. /Telegrafi/

Continue Reading

Showbiz

Mozzik shihet duke qarë në dokumentarin që do të publikohet nga Loredana

Published

on

Rep-artistja e njohur shqiptare, Loredana, për një kohë të shkurtër ka arritur të pushtojë tregun muzikore.

Përpos muzikës, ajo është bërë krye temë e faqeve rozë, pasi ndodhën shumë në jetën e saj personale.

Që nga akuzat për marrjen e 700 mijë eurove nga çifti zviceran, ndarja nga Mozzik, vdekja e babait të saj dhe shumë të tjera momente të lumtura ajo do t’i përshkruajë në dokumentar.

Këtë e ka bërë të ditur në rrjetin social Instagram, teksa ka ndarë një pjesë të prodhimtarisë.

“Thjesht nuk kam mundur të shpjegoj dy vitet e fundit në një intervistë. Këtu është një pjesë e dokumentarit që kam xhiruar për një vit, e që do të transmetohet në Spotify”, ka shkruar ajo.

Në të shihej edhe Mozzik, teksa papritur shfaqet me sy në lot, por në atë moment videoja merr kahje tjetër.

Ndërkaq, Lori bën të ditur se udhëtimi i saj nuk ka mbaruar, ai veçse ka filluar. /Telegrafi/

Continue Reading

Trending