Connect with us

Tech

Facebook ndalon reklamat e reja politike para zgjedhjeve në SHBA

Published

on

Kompania ‘Facebook Inc’, tha të enjten se do të ndalë pranimin e reklamave të reja politike një javë para zgjedhjeve presidenciale të nëntorit, duke rritur shqetësimet se qasja e saj e shpenguar ndaj fjalës së lirë, mund të shfrytëzohej edhe një herë për të ndërhyrë në votime.

Rrjeti më i madh social botëror njoftoi gjithashtu se do t’u vinte një etiketim postimeve të kandidatëve ose zyrtarëve të fushatave para se të bëheshin zyrtare rezultatet e zgjedhjeve dhe se do të zgjeronte kriteret për përmbajtjet që do të duhet të hiqeshin nga media sociale, të konsideruara si presion mbi votuesit.

Shefi Ekzekutiv Mark Zuckerberg shkruante në një postim në Facebook duke njoftuar ndryshimet që ai ishte i shqetësuar mbi sfidat e veçanta me të cilat po përballeshin votuesit për shkak të pandemisë së koronavirusit, e cila ka nxitur një rritje të votimit me postë.“Jam gjithashtu i shqetësuar se në vendin tonë kaq të ndarë dhe ndërsa rezultatet e zgjedhjeve do të kërkojnë potencialisht ditë ose edhe javë për t’u finalizuar, mund të ketë një rrezik në rritje të trazirave civile në të gjithë vendin”, shkruante ai.

Zuckerberg ka mbrojtur më parë vendimin e tij për të lejuar lirisht postimet me përmbatje politike në Facebook, përfshirë përmes reklamave të paguara, të cilat kompania i përjashton nga programi i saj i kontrollit të fakteve me partnerë të jashtëm, përfshirë agjencinë Reuters.Ai tha se vazhdon të besojë se “antibiotiku më i mirë ndaj postimeve me përmbajtje problematike është shpalosja e më shumë postimeve”, por pranoi se në ditët e fundit të zgjedhjeve “mund të mos ketë kohë të mjaftueshme për të kundërshtuar pretendimet e reja që ngrihen nëpërmjet tyre”./VoA

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tech

Instagram me risi, tash mendon edhe për shëndetin mendor të klientëve

Published

on

Instagrami ka zbuluar se do t’i japë përdoruesve opsionin për të fshehur pëlqimet në postimet e tyre, në përpjekje për të mbrojtur shëndetin mendor.

Nga ky aplikacion kanë thënë se kjo do të bëhet për të bërë një test global të vogël, që do të lejojë përdoruesit të zgjedhin cila eksperiencë është më e mirë për ta.

Instagrami filloi të fshehte pëlqimet për përdoruesit në shtatë shtete më 2019 për të parë nëse “zvogëlon presionin e lidhur me postimin”.

Por, kjo provë mori disa përgjigje negative, duke bërë që Instagrami të bënte sërish ndryshime, shkruan DailyMail.

Këtë herë, përdoruesit do të vendosin vetë nëse duan të shohin pëlqimet në postimet e të tjerëve dhe nëse ata duan të shohin pëlqimet në postimet e veta.

Instagrami ka shqetësime se shikimi i një postimi me mijëra pëlqime mund të çojë në ndjenja të vetëvlerësimit të ulët te përdoruesit që kanë vetëm disa pëlqime në postimet e tyre apo më pak shokë/shoqe në aplikacion.

Continue Reading

Tech

Dalin pamjet e iPhone 13 nga të gjitha anët, në 3D

Published

on

Tashmë dihet se Apple do ta lansojë modelin e ri të telefonit të saj – iPhone 13 më vonë këtë vit. Dhe tani pas njoftimit të datës zyrtare të ngjarjes së ardhshme, në internet kanë filluar të shfaqen më shumë rrjedhje në lidhje me pajisjet e gjigantit amerikan.

Së fundmi janë shfaqur disa render 3D të cilët e paraqesin iPhone 13 Pro në vizualizimin 3D nga të gjitha anët, dhe detaji më i dukshëm është ‘notch’ më i vogël, ndërsa pjesa tjetër e telefonit besohet se do të mbetet e njëjtë me iPhone 12.

Klikoni në këtë link për ti parë gjithë renderët e iPhone 13
Veçanërisht, gjithashtu duket se forma e kamerës në pjesën e pasme tani është më e madhe se më parë, ndoshta duke imituar atë nga iPhone 12 Pro Max të vitit të kaluar. Kjo mund të nënkuptojë që potencialisht kamerat në iPhone 13 do të vijnë të përmirësuara këtë vit, të paktën për modelin iPhone 13 Pro.

Pajisja gjithashtu mendohet të jetë më e trashë se modeli i vitit të kaluar, gjithashtu. Seria e re e iPhone thuhet se ka një madhësi prej 146.7 mm x 71.5 mm x 7.6 mm e cila është rreth 0.2 mm e madhe se sa ajo në iPhone 12 Pro.

Continue Reading

Tech

Instagrami sjell risi në mbrojtje të shëndetit mendor

Trending