Connect with us

Bota

Evropa regjistron 400 000 viktima nga koronavirusi – Alsat

Published

on

Evropa ka regjistruar mbi 400,000 viktima me koronavirus, prej kur ka shpërthyer pandemia, ndërkohë që disa pjesë të kontinentit kanë nisur të lirohen nga kufizimet apo masat e izolimit.

– Advertisment –

Tetë muaj prej kur është shpallur pandemia, autoritetet evropiane kanë konfirmuar 400,949 viktima me koronavirus, bazuar në Qendrën Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve.

Pesë shtetet që kanë raportuar më së shumti vdekje janë: Mbretëria e Bashkuar (57,551), Italia (53,677), Franca (51,914), Spanja (44,668), dhe Rusia (39,068).

Pandemia del nga kontrolli në SHBA

Përgjatë Atlantikut, Shtetet e Bashkuara kanë prekur shifrën e 4 milionë të prekurve me koronavirus në muajin nëntor, më shumë se dyfish në krahasim me shifrat e muajit tetor.

Teksa virusi vazhdon të përhapet në Shtetet e Bashkuara, vdekjet janë duke arritur në 1,500 në baza ditore.

Prej fillimit të pandemisë, autoritetet amerikane kanë regjistruar më shumë se 266,000 viktima me sëmundjen COVID-19, që shkakton koronavirusi.

Ndërkohë, numri i të hospitalizuarve ka arritur në 90,000 për herë të parë, çka ka shtyrë shumë shtete dhe qytete që të rrisin masat kufizuese.

“Jemi duke bërë rrumbullakësim fatkeq”, ka thënë mjekja Leana Wen, profesoreshë në Universitetin George Washington, për kanalin televiziv, CNN.

“Shumë shpejt do të tejkalojmë shifrën e më shumë se 2,000 vdekjeve, ndoshta edhe 3,000 apo 4,000 çdo ditë këtu në SHBA”.

“Kemi tre deri në katër muaj të gjatë të dimrit përpara nesh”

Ndonëse përhapja e virusit është duke u ngadalësuar, falë kufizimeve të ashpra në Evropë, ky kontinent vazhdon të jetë në qendër të pandemisë, duke regjistruar më shumë raste sesa SHBA-ja, javën e kaluar.

Në Gjermani, kancelarja Angela Merkel ka thënë se pavarësisht valës së dytë të pandemisë dhe kufizimeve të reja, ky shtet ka kaluar “rrugë të gjatë” prej kur ka shpërthyer virusi në Evropë, në fillim të këtij viti.

“Sot ne dimë më shumë për mënyrat e infektimit, për mënyrat e mbrojtjes së vetes, për simptomat dhe mundësitë e trajtimit”, ka thënë ajo.

Teksa vala e dytë dhe tretë godasin hapësira të mëdha në botë, shpresat tani janë përqendruar në vaksinat e reja, të zhvilluara në Perëndim, të cilat mund të nisin të prodhuari në dhjetor dhe të jenë të qasshme për publikun e gjerë në mesin e vitit 2021.

Meqë vaksinat janë disa muaj larg shpërndarjes masive, ministri gjerman i Ekonomisë, Peter Altmaier, ka thënë se masat e izolimit të pjesshëm në ekonominë më të madhe në Evropë, mund të shtyhen deri në pranverën e vitit të ardhshëm, nëse infektimi nuk kontrollohet.

“Ne kemi tre deri në katër muaj të gjatë të dimrit përpara nesh”, ka thënë Altmaier për Die Welt.

“Është e mundshme që kufizimet të zbatohen deri në muajt e parë të vitit 2021”, ka thënë ai.

Gjermania ka vendosur masa të kufizimit në fillim të muajit nëntor, që kanë rezultuar me mbyllje të bareve dhe restoranteve, ndonëse shkollat dhe dyqanet kanë mbetur të hapura.

Autoritetet gjermane këtë javë kanë shtyrë masën e izolimit të pjesshëm deri më 20 dhjetor, mirëpo shteti fqinj Franca ka nisur rihapjen e pjesshme më 27 nëntor.

Dyqanet kanë nisur të shesin mallra jo të domosdoshme pasi autoritetet këtë javë kanë njoftuar se masat e izolimit mund të hiqen më 15 dhjetor nëse përmirësohen shifrat e infektimit.

Veprime të ngjashme janë marrë edhe në Poloni, Holandë, Mbretëri të Bashkuar, Belgjikë, disa pjesë të Italisë dhe gjithandej në Evropë, ndonëse shumë kufizime vazhdojnë të aplikohen, për shkak të shifrave shqetësuese.

Ndërkohë, në Alpet franceze, protestat janë mbajtur për mbyllje të qendrave të skijimit, restoranteve dhe bareve, gjatë sezonit dimëror.

Në Lodër, policia britanike ka arrestuar mbi 150 persona, në një protestë kundër kufizimeve të lidhura me koronavirus.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

G7 shton kontributin për programin global të vaksinimit – COVAX – Alsat

Published

on

Udhëheqësit e G7-ës janë zotuar të rrisin bashkëpunimin për të luftuar pandeminë dhe të shtojnë kontributin e tyre në kuadër të programit global COVAX për shpërndarjen e vaksinave kundër COVID-19. Në një deklaratë të përbashkët të lëshuar pas një samiti virtual të mbajtur të premten (19 shkurt), udhëheqësit e G7-ës shpallën zotimin për ndarjen e 7.5 miliardë dollarëve.

Vendet e pasura janë nën presion për të siguruar vaksina edhe për vendet e varfëra.

Presidenti amerikan, Joe Biden, ka premtuar 4 miliardë dollarë ndihmë në kuadër të këtij fondi. Më 2021 do të dhurohen 2 miliardë, ndërsa gjatë dy viteve të ardhshme dy miliardë të tjera. Kancelarja gjermane, Angela Merkel tha se vendi i saj do të ndajë 1.2 miliardë dollarë shtesë.

“Pandemia nuk mbaron derisa të gjithë njerëzit në botë të vaksinohen”, u tha ajo gazetarëve. Edhe Bashkimi Evropian ka premtuar se do të shtojë kontributin.

COVAX është një projekt global për blerjen dhe shpërndarjen vaksinave për së paku 20 për qind të popullatës së rrezikuar në secilin vend.

Plani është hartuar për t’iu mundësuar vendeve të varfra të arrijnë hapin në vaksinim, përballë vendeve të pasura.

Vendet e G7-ës janë Shtetet e Bashkuara, Gjermania, Japonia, Britania, Franca, Kanadaja dhe Italia.

Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, me seli në SHBA, deri më tani, të paktën 110 milionë njerëz janë infektuar me koronavirusin e ri dhe më shumë se 2.4 milionë kanë vdekur në gjithë botën.

Continue Reading

Bota

Danimarka forcon kufizimet në kufirin gjerman – Alsat

Published

on

Danimarka do të shtrëngojë kufizimet e saj në kufirin gjerman, pas rritjes së rasteve COVID-19 në një lokalitet në kufi me mbretërinë skandinave, njoftoi sot Ministria daneze e Drejtësisë.

“Për shkak të situatës epidemiologjike në Flensburg (Gjermania veriore), qeveria ka vendosur të rrisë përpjekjet e saj në kufirin Danimarkë-Gjermani, ku policia, ndër të tjera, do të mbyllë një numër vendkalimesh kufitare dhe të kalojë përmes kontrollit të kufirit të intensifikuar në mënyrë të konsiderueshme”, tha ministria në një deklaratë, raporton ATSh.

Që nga mesnata e së shtunës (ora lokale), autoritetet do të mbyllin një duzinë postash kufitare.

Në Gjermani, me të cilën mbretëria ndan gati 70 kilometra kufij tokësorë, kryetarja e Flensburgut, Simone Lange, tregoi se të gjitha infektimet e reja të zbuluara në qytetin e saj ditët e fundit, pra 80, kanë të bëjnë me variantin B.1.1.7 të virusi, që u shfaq në Britaninë e Madhe dhe që konsiderohet të jetë më ngjitës.

Si rezultat, banorët do t’u nënshtrohen kufizimeve më të ashpra me zbatimin e një ndalimqarkullimi nate nga e shtuna, fillimisht për një javë.

Continue Reading

Bota

CNN: Të harruar nga BE, vendet e Ballkanit mbështeten në vaksinën ruse dhe kineze – Alsat

Published

on

CNN i ka kushtuar një analizë të gjatë çështjes së vaksinës dhe faktit që ende nuk është shpërndarë në shumë vende të botës, duke përfshirë këtu dhe Ballkanin Perëndimor.

Në një kohë kur Mbretëria e Bashkuar po feston se 15 milionë persona kanë marrë dozën e parë, ndërsa në BE janë shpërndarë 23 milionë vaksina, shumë vende të tjera europiane nuk kanë marrë asgjë.

Kosova, Mali i Zi dhe Bosnje Hercegovina janë ende në pritje të ngarkesave të para, ndërsa në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut procesi i vaksinimit deri në këto momente ka qenë i limituar.

Vendet e Ballkanit Perëndimor konsiderohen aleatë kyçë dhe anëtarë të mundshëm në të ardhmen të Bashkimit Europian, por janë lënë jashtë nga plani i bllokut për furnizimin e menjëhershëm me vaksina.

BE ka siguruar deri në këto momente 2.3 miliardë doza vaksina dhe ka premtuar se do të ndajë disa prej tyre me vendet e tjera. Gjithashtu ka caktuar një fond prej 85 milionë dollarësh për rajonin e Ballkanit Perëndimor për të blerë vaksina në një të ardhme, por në një kohë kur shpërndarja ka qenë e ngadaltë dhe me vonesa, këto vende janë akoma në pritje.

Dhe si vende relativisht të pasura, të paktën në kontekstin global, këto vende nuk janë gjithashtu përparësi në programet e hartuara për të ndihmuar vendet më të varfra të botës.

Ato janë bërë pjesë e programit COVAX, i cili ka si qëllim të bëjë më të barabartë aksesin te vaksinat për të gjithë botën, por furnizimi i kufizuar i skemës nënkupton që fokusi i saj kryesor janë 92 vende me të ardhura të ulëta dhe të mesme që nuk mund të përballojnë vaksinat pa financim dhe vendet e Ballkanit Perëndimor nuk janë ndër ato. Si anëtare me vetëfinancim në COVAX, ato do të marrin 850,000 doza të vaksinave të ndryshme, por se kur këto mund të mbërrijnë është e ende paqartë.

Përballë një pritje të gjatë, Serbia mori kontrollin e situatës dhe kërkoi vaksinat diku tjetër. Kina dhe Rusia ishin gati të ndihmonin. Qeveria serbe deri në këto momente ka marrë nga Kina 1.5 milionë doza të vaksinës Sinopharm, duke e katapultuar vendin prej 7 milionë banorësh në krye të garës globale të vaksinimit. Sipas të dhënave zyrtarë rreth 1 milionë qytetarë janë vaksinuar kundër Covid-19 në Serbi që 19 janari, kur nisi dhe zyrtarisht vaksinimi.

Ditët e fundit, Serbia ka ndihmuar dhe disa nga vendet fqinje si Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi, duke iu dhënë atyre dhe disa sasi simbolike vaksinash. Ndërkohë, Bashkimi Europian ka premtuar se do ta ndihmojë rajonin me blerjen e vaksinave antiCovid, por pa dhënë detaje.

Continue Reading

Trending