Termocentrali i parë fotovoltaik në vend që prodhon njëkohësisht energji elektrike nga dielli dhe nga shkëlqimi i dritës u instalua në Negotinë nga EVN Maqedoni. Ky termocentral është pjesë e teknologjive më moderne botërore, dhe është ndërtuar në një periudhë rekord prej më pak se 4 muajsh. Termocentrali fotovoltaik i EVN Maqedoni është i përbërë nga 4416 panele me një fuqi prej 335 W, respektivisht fuqi e instaluar prej 1479 kW dhe ka një kapacitet prej 2.1 GWh për prodhimin vjetor të energjisë elektrike nga burimet e rinovueshme. EVN është një kompani me përgjegjësi shoqërore që vazhdimisht ndërmerr hapa konkretë për të mbrojtur mjedisin. Për 15 vjet EVN ka investuar në ndërtimin e hidrocentraleve në mënyrë që të prodhojë energji elektrike nga burime të rinovueshme, paralelisht me fushatat masive për efiçiencë energjetike në të gjithë vendin.
Shendetsi
EVN Maqedoni me investim të ri në Negotinë
