Connect with us

Showbiz

Emily Ratajkowski sërish me fotosesion ku thekson barkun e rrumbullakosur

Published

on

Modelja e njohur, Emily Ratajkowski, javë më parë bëri të ditur se është në pritje të fëmijës së parë.

Pas setit fotografik ku pozoi e zhveshur, duket se Emily ka marrë inspirim nga Demi Moore për të realizuar imazhe të tjera, shkruan Mirror.

57-vjeçarja kishte qenë shtatzënë në vitin 1991, ndërsa fotografitë e saj dolën në magazinën Vogue.

(Foto: Mirror)

Ndërkaq, modelja e njohur me të njëjtin stil dhe veshje ishte shfaqur në rrjetin social Instagram, teksa i theksoheshin edhe tiparet trupore.

“Trupi i Demi-t”, ka shkruar Ratajkowski në mbishkrimin e imazhit.

(Foto: Mirror)

Rreth 30 milionë ndjekës të modeles filluan të diskutojnë për gjininë e foshnjës, teksa kjo e fundit ka refuzuar të flas. /Telegrafi/

(Foto: Mirror)