Connect with us

Maqedoni

Ekspertët: Zgjidhja e kontestit me Bullgarinë, përmes dialogut

Published

on


Për njohësit e çështjeve evropiane këmbëngulja e Sofjes që kontestet dypalëshe të zgjidhen deri më 10 nëntor është i paarsyeshëm, por gjithsesi i takon Shkupit të tregohet i gatshëm për dialog. Sipas tyre ka mënyra të ndryshme se si të kapërcehet situata kritike dhe e paqartë mes dy vendeve.

“Ka pasur situata edhe më të ashpra, si shembulli i Kroacisë dhe Sllovenisë që kanë pasur problem shumë më të madh, me kufirin. Anëtarja e atëhershme, Sllovenia u pajtua të ketë arbitrazh, vendimin e të cilit ta respektojnë dy vendet dhe i filluan negociatat. Kroacia u bë anëtare e BE-së, u gjet zgjidhje. Pra ekzistojnë instrumente, vetëm duhet që diplomacitë të punojnë më shumë, Qeveritë por edhe diplomacia parlamentare- deklaroi Gjorgji Filipov, Ish ambasador.

Është veçanërisht e rëndësishme të apelojmë tek partnerët tanë evropianë që këto çështje të zgjidhen me të ashtuquajturën “Multiperspektivë”, përkatësisht të kemi dialog, por qëndrimet e ashpra të njërës apo tjetrës palë të mos mbizotërojnë- pohoi Simonida Kacarska, Instituti për Politikë Evropiane.

Ish ambasadori, Filipov vlerëson se kontestet kanë për qëllim të shpërqendrojnë vëmendjen e opinionit nga problemet reale.

“Është grim i problemeve, që të bllokohet zhvillimi. Jo vetëm ne, por edhe Bullgaria, ndonëse anëtare e BE-së, ka shumë probleme të brendshme politike, ekonomike apo me korrupsionin që duhet t’i zgjidh. Duket se më lehtë e kanë të trillojnë një problem inekzistent, me të cilën te merren gazetarët dhe bota, derisa vetë të zbatojë agjendë që është jashtë parimeve demokratike të BE-së- tha Gjorgji Filipov, Ish ambasador.

Kacarska paralajmëron se shtyrja e negociatave shkaku i Bullgarisë, do ta vinte në pikëpyetje politikën e zgjerimit të BE-së.

“Kritikët e Evropës dhe zgjerimit do të kenë argument të fuqishëm nëse negociatat nuk fillojnë dhe do të jetë vështirë për vendin në plan afatgjatë, pavarësisht se çfarëdo që të ndodhë e kemi patjetër ta realizojmë agjendën e brendshme të reformave- pohoi Simonida Kacarska, Instituti për Politikë Evropiane.

Sofja e ka kushtëzuar fillimin e negociatave mes Shkupit e BE-së me arritjen e një kompromisi për gjuhën maqedonase dhe historinë e përbashkët. Ndërsa Brukseli po pret të dyfishohet angazhimi i dy palëve. Pas takimit të Komisionit të ekspertëve, pritet takim mes kryeministrave.

Anesa Salihu

Maqedoni

404 raste të reja dhe 14 viktima nga Kovid-19

Published

on


Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit (23/24.10.2020) nga 1524 teste të kryera ka regjistruar gjithsejtë 404 raste të reja të të infektuarve me Kovid-19 dhe atë në Shkup-172, Kumanovë-15, Dibër-14, Shtip-8, Prilep-25, Strugë-4, Veles-6, Manastir-4, Ohër-11, Kavadar-5, Gostivar-20, Gjevgjeli-9, Strumic-29, Kriva Pallankë-2, Koçan-18, Probishtip-3, Berovë-6, Vinicë-2, Delçevë-4, Sveti Nikollë-2, Kërçovë-3, Resnjë-2 dhe Negonitë-9. Ndërkohë betejën e kanë humbur 14 pacientë. ndërsa Instituti i Shëndetit Publik ka regjistruar 182 pacient të shëruar.

 

Continue Reading

Maqedoni

Ndotja e ajrit merr hov, djegia e deponive nuk ndalon

Published

on


Erë e fortë e djegieve nën qiell të hapur. Tymi që ngrihet nga deponia e egër dhe humbet në mjegulla, është në hyrje të fshatit Grushinë, në komunën e Haraçinës. Mbeturina ndërtimore, plastika, kuti kartoni janë vetëm pjesë e asaj që hidhet dhe digjet këtu. Gjatë paradites, kur ekipi i televizionit Alsat M doli në vendngjarje, aktiviteti në fshat ishte i dobët. Kaluan disa makina, njëra prej të cilave ndaloi dhe shkarkoi mbeturinat nga makina.

Disa metra më poshtë, katër punëtorë po përgatiteshin të punonin në tokën pjellore pranë deponisë. Nuk deshën të flisnin para kamerës, por thanë se kjo pamje është e pranishme tash 5 vjet. Grushina është larg vetëm 20 km nga qendra e Shkupit. Ndërsa sezoni i ndotjes së lartë të ajrit në kryeqytet ka filluar dje. Nevena Georgievska nga Koalicioni 02, thotë se edhe këtë vit do të ketë periudha me ndotje të madhe të ajrit si më parë. Por kjo do jetë më e rrezikshme për shkak të Korona virusit.

E gjitha varet nga moti, çfarë na ka ndodhur në vitet e kaluara, edhe këtë vit do të jetë njëjtë. Përndryshe, ajo që ne shohim si ndotje kryesisht janë grimca PM10, për shkak të sezonit të ngrohjes, por edhe verës ka pasur ndotje sidomos me grimcat PM 2.5 gjatë natës. Këto janë grimca që hyjnë në trupin tonë dhe shkaktojnë një numër sëmundjesh të tjera. Ato sëmundje, si grupe rreziku që përkeqësojnë situatën, vetë koronavirusi përkeqëson situatën te pacientët. Dimri i ardhshëm, për të mos bëj panik, do të jetë shumë më i frikshëm se të tjerët – deklaroi Nevena Georgievska – iniciativa 02.

Sipas Georgievskës, buxheti është shumë i vogël për të zgjidhur një problem kaq të madh. Si dje ashtu edhe sot, shumica e stacioneve matëse në komunat e Shkupit janë me ngjyrë portokalli, duke alarmuar për grimcat e larta PM10 në ajër.

Alsat

Continue Reading

Maqedoni

Kovid-19, Filipçe: Vala e fundit ka rënduar punën në laboratorët e testimit

Published

on


Do të shtohen kapacitetet e laboratorëve për testim për virus korona. Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe ka thënë se vala e fundit e të prekurve me virusin korona ka rënduar punën në laboratorët e testimit. Prandaj, siç është shprehur ai, po punohet në gjetjen e një zgjidhje për terminë të rinj. Për ktë qëllim, këtë fundjavë të gjithë laboratorët do të punojnë me kapacitet të plotë për të arritur përpunimin e testeve dhe hapjen e terminëve të reja në fillim të javës së ardhshme.

Do të sigurojmë numër shtesë të terminëve përmes sistemit “Termini im”, është diçka që po punohet gjatë fundjavës. Gjithashtu, po përpiqemi që sa më shpejt të arrijmë te testet e shpejta. Një pjesë e procedurës tashmë ka përfunduar, vijon faza e dytë. Besoj që kjo shumë do të lehtësoj qasjen për tu testuar – u shpreh Venko Filipçe, ministër i Shëndetësisë.

Rritja e numrit të të infektuarve me Covid 19 ka bërë që edhe spitalet e tjera në vend përkohësisht të shndërrohen në spitale Covid. Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe shtoi se në spitalet në Manastir, Prilep dhe Ohër tashmë pacientët me virusin korona janë shtrirë në repartet interne. Filipçe tha se Maqedonia po përgatitet për çdo lloj skenari të mundshëm, madje edhe shkëmbimin e kuadrit dhe të pacientëve, siç kanë bërë vendet evropiane.

Mund të ballafaqohemi edhe me skenarë kur kuadër tjetër do të punojë vetëm me pacientë me Covid. Kjo është diçka që ndodhë gjithkund në Evropë, madje, në këto vende bëjnë edhe shkëmbime të pacientëve nga vendet fqinje. Shpresoj që nuk do të ndodhë një skenar i tillë, por ne po përgatitemi edhe për momente të tilla – tha Venko Filipçe, ministër i Shëndetësisë.

Një ditë më parë autoritetet njoftuar se punojnë në gjetjen e një zgjidhje për shtimin e kapaciteteve spitalore meqë shumë prej atyre ekzistues tashmë janë stërmbushur. Në spital pranohen vetëm rastet me pasqyrë më të rëndë klinike kurse mjekëve amë u bëhet thirrje që të ndjekin me kujdes trajtimin e pacientëve që janë në shtëpi. Shtimi i numrit të të prekurve ka rritur edhe kërkesat për testime. Gjatë ditëve të fundit ka pasur mjaftë reagime për mungesën e terminëve për testim.

Melihate Rustemi

Continue Reading

Trending