Connect with us

Business

Edhe pas 1 tetorit do të ketë shtyrje të kredive – ALSAT-M

Published

on


Edhe pas 1 tetorit do të mund të shtyhet këstet e kredive, mëson Alsat nga burime bankare. Megjithatë kësaj radhë mundësia e shtyrjes do të jetë e modifikuar. Familjet që financiarisht mund ta përballojnë pagesën e kësteve, vështirë se do të kenë shtyrje të pagesës së kredive. Qytetarët e tjerë, të cilët janë më të goditur financiarisht nga kriza, do të mund të kërkojnë shtyrje, ndërsa më pas banka do të vendos për çdo rast veç e veç. Po shqyrtohen modalitetet nëse qytetarët vet duhet të kërkojnë shtyrje të pagesës së kësteve, ose këtë do ta bëjnë vet bankat në bazë të të ardhurave të shfrytëzuesve të kredive. Detajet priten gjatë këtyre ditëve, pasi të njëjtat do të saktësohen nga sektori bankar me Bankën Popullore.

Alsat

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Business

​ATK inkason 36.2% më shumë borxhe tatimore se në tremujorin e parë të vitit 2020

Published

on

Performanca e ATK-së në mbledhjen dhe trajtimin e borxheve tatimore për tremujorin e parë të këtij viti është në nivel të kënaqshëm, pasi në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit 2020 inkasimi është më i madh për 36.2 % apo 6.3 milionë euro, ndërsa totali i borxhit të inkasuar për janar-mars 2021 është 23.8 milionë euro.

Përmes një njoftimi për media nga ATK thuhet se trajtimi dhe mbledhja e borxheve tatimore të krijuara nga tatimpaguesit është njëri ndër prioritetet kryesore të Administratës Tatimore të Kosovës.

Ministria e Drejtësisë në të njëjtën kohë ka zbatuar të gjitha procedurat, të cilat parasheh Legjislacioni Tatimor në fuqi, ku sipas procedurave të konfiskimit gjatë këtij tremujori janë kryer konfiskime tek disa subjekte biznesore, si rezultat janë inkasuar borxhe në vlerë prej 127 mije euro.

ATK falënderon të gjithë tatimpaguesit, të cilët duke paguar obligimet e tyre tatimore kontribuojnë në rritjen e mirëqenies së qytetarëve të Republikës së Kosovës.

Alsat

Continue Reading

Business

Bujqit nga komuna e Gazi Babës dhe Haraçinës kërkojnë dëmshpërblimin e përmbytjeve

Published

on

Dhjetëra bujq të komunës së Gazi Babës dhe Haraçinës sërish kanë bllokuar disa nga rrugët e Shkupit. Ata vazhdojnë të kërkojnë dëmshpërblimet për dëmet bujqësore të shkaktuara në vitin 2016 dhe 2018 nga reshjet e shiut dhe breshrit. Këshilli i bujqve shprehet i revoltuar nga mospërfillja e institucioneve përkatëse. Siç thonë bujqit, dëmet e tokës dhe të kulturave bujqësore kanë arritur në mijëra euro. Madje, shumë prej tyre thonë se tashmë kanë hequr dorë nga ky profesion për shkak të pamundësive ekonomike.

Ne si bujq të komunës së Haraçinës dhe Gazi Babës jemi vendosur që deri në fund, në mënyrën më të keqe, me protesta ti kërkojmë të drejtat tona. Kërkojmë trajtim të barabartë me të gjithë bujqit e Maqedonisë së Veriut dhe kërkojmë urgjentisht Qeveria të mbaj mbledhje dhe të marrë përfundimisht qëndrim që dëmet të paguhen sipas elaboratëve që janë dorëzuar nga komuna e Gazi Babës dhe Haraçinës”, tha Agron Hajrullahu, kryetar i këshillit organizativ.

“ Kemi marë borxhe në barnatoret bujqësore për najlonin dhe folitë. Unë kam mar kredi, paguaj interes për kredinë ndërsa paratë e mia tashmë 5 vjet nuk mund ti tërheq. Është momenti I fundit të gjejmë zgjidhje. Në pikun e sezonit të punës ne dalim në rrugë dhe nuk do të ndalemi këtu, kemi filluar dhe do të shkojmë deri në fund”.

Alsat

Continue Reading

Business

Oda Ekonomike: Të mos luhet me fatin e punëtorëve

Published

on

Deputetët të mos tallen me fatin e mijëra punëtorëve dhe urgjent të votohen ligjet, që janë të domosdoshme për ndihmën e kompanive. Odat Ekonomike (OE) me reagime të ashpra ndaj të zgjedhurve të popullit për mos- miratimin në kohë të masave nga pakoja e pestë. Nëse nuk votohen ligjet, dyfish më shumë qytetarë do të lëshohen në pushim të detyrueshëm dhe do të mbeten pa rroga. Ndihma e paraparë është për rreth 30 mijë kompani dhe do të përfshijnë rreth 120 mijë punëtorë.

Alsat

Continue Reading

Trending