Connect with us

Business

Edhe fatura ime është shtrenjtuar! – ALSAT-M

Published

on


MEPSO nuk do ta tërheqë kërkesën me të cilën Komisioni Rregullator i Energjetikës rriti çmimin e energjisë elektrike me 7 për qind. Kompania shtetërore e energjisë që menaxhon përçimin e energjisë elektrike thotë se kanë fituar rritje minimale, megjithëse kërkuan shumë më tepër. Për investime në rrjet nevojiten para, thonë nga MEPSO, ndërsa për kategoritë e rrezikuara të qytetarëve shteti ofron subvencione për përdorimin e energjisë elektrike.

Energjia elektrike nuk duhet të jetë kategori sociale. Prandaj MEPSO nuk mundet, jo se nuk dëshiron, ne e dimë situatën në vend, veçanërisht për shkak të Covidit. Për të gjithë ne, edhe për mua është shtrenjtuar energjia elektrike, kjo ndikon ndaj të gjithëve, megjithatë kompania duhet të vazhdojë të punojë – tha Eva Shukleva, drejtore e MEPSO-s.

Tani për tani, Shukleva thotë se është herët të thuhet nëse MEPSO do të kërkojë rritje të çmimit të energjisë elektrike vitin e ardhshëm. Sipas llogaritjes së fundit, kjo kompani shtetërore nga Komisioni Rregullator i Energjetikës para korrigjimit të çmimit të energjisë elektrike kërkoi që pjesa e tyre në çmim të rritet me 70 për qind, ndërsa mori vetëm 11 për qind. Pjesa e MEPSO-s në çmim është 4.2 për qind. Kjo do të thotë që nëse kërkesa e tyre do të pranohej, çmimi do të rritet për 23 denarë, ndërsa rritja aktuale me kostot e pranuara është pesë denarë për llogari që i merr MEPSO. Rritja e fundit e çmimit të energjisë elektrike ndodhi në gusht të këtij viti dhe ishte për 7.4 për qind. Shoqatat civile dhe qytetarët e revoltuar nga disa qytete në të gjithë vendin organizuan protesta kundër këtij vendimi. Qëndrimi i Komisionit Rregullator të Energjetikës është se çmimi i ri më i lartë i energjisë elektrike është për shkak të të ardhurave të reduktuara të kompanive të energjisë në Maqedoni. Rregullatori theksoi se tërheqja e vendimit është e mundur vetëm nëse kompanitë e energjisë elektrike pajtohen me këtë.

Ile Petreski

Alsat