Bebe Rexha ka performuar 10 hite të saj të “Billboard Hot 100”. Në rrjetet sociale ndau një moment kur fëmijët i kanë bërë një lojë të pakëndshme.
Artistja u lag me një ngjyrë të gjelbër, e cila ishte menduar si një “befasi e pakëndshme” pasi të mbaroi performancën.
Ishte Katy Perry ajo e cila bëri shaka duke i thënë se ata ishin të sjellshëm.
“Ata ishin të sjellshëm me ty motër” shkroi ajo.
Ndërkohë, Rexha publikoi këngën e saj të fundit “Heart Wants What It Wants”, e cila po korr suksese të mëdha.
/GazetaSinjali/