Sonte (18 shkurt) po mbahet nata finale e Big Brother VIP.
Pas 136 ditësh ka përfunduar aventura shumë e ndjekur e personazheve të njohura.
E eliminuara e parë e natës finale të Big Brother VIP është Beniada Nishani (Jakic).
Modelja ishte pjesë e shtëpisë së famshme që nga fillimi i tij duke vazhduar rrugëtimin deri në finale.
Ndërsa tashmë çmimi kryesor do të ndahet mes tre finalistëve të fundit: Donald Veshaj, Ilir Shaqiri dhe Einxhel Shkira.
Foto: Top Channel
Fituesi i BB VIP do të shpërblehet me 115 mijë euro, teksa tre finalistët e tjerë do të marrin nga 10 mijë euro secili. /Telegrafi/