Connect with us

Showbiz

E dashura e Brad Pitt, Nicole Poturalski shfaq linjat trupore me poza para pasqyrës

Published

on

Modelja Nicole Poturalski ka arritur edhe më shumë popullaritetin përmes lidhjes me aktorin e njohur, Brad Pitt.

Në faqet rozë menjëherë kanë filluar të qarkullojnë aludime dhe të reja nga jeta dhe karriera e dyshes, shkruan Daily Mail.

Sidoqoftë kësaj, komentuesit kanë vërejtur edhe se Nicole ka linja të formësuara trupore, për të cilat po pëlqehet në masë të madhe.

Ajo përmes një postimi në rrjetin social Instagram, është parë e veshur me plot stil, teksa merrte poza para pasqyrës.

27-vjeçarja mbante një palë pantallona me ngjyra, ndërsa në pjesën e sipërme një bluzë unike me dekolte të hapur.

Duke pasur njërën dorë në xhep, Nicole kishte shkruar në mbishkrim: “Hej e martë, çkemi”.

Pak ditë më parë, ajo reagoi rreth lajmeve për të dhe Brad Pitt, ndërsa theksonte se nuk mund t’i kuptojë njerëzit që merren me punën e saj. /Telegrafi/