Sport

Dy teste radhazi negativ, Romero pret “dritën jeshile” për të luajtur ndaj Lazios

Published

on

Atalanta po bën të gjitha përpjekjet për të pasur në dispozicion për ndeshjen ndaj Lazios nesër,edhe mbrojtësin argjentinas Cristian Romero, i cili rezultoi fals pozitiv ditën e premte.

Dy testet e kryera të premten vonë dhe sot paradite, kanë dhënë përgjigje negative për qendërmbrojtësin e skuadrës zikaltër, i cili vijon të qëndrojë në shtëpi i izoluar, por pa simptoma të sëmundjes.

Atalanta ndërkohë ka plotësuar të gjithë dokumentacionin e nevojshëm që konfirmon se Romero ishte fals pozitiv, me shpresën që do të marrë miratimin e autoriteteve për ta pasur në fushë nesër në orën 15:00 ndaj Lazios.

Alsat

Trending

Exit mobile version