Connect with us

Business

Dy kompani të interesuara për rrjetin e gazifikimit – ALSAT-M

Published

on


Dy kompani kanë aplikuar për thirrjen publike për të ndërtuar rrjetin shpërndarës të gazit për familjet. Ministria e Ekonomisë nuk zbulon emrat e dy kompanive, sepse tani vijon faza e dytë në të cilën do të shqyrtohen mundësitë  financiare dhe teknike të kompanive që aplikuan. Ideja e qeverisë është që përmes partneritetit publik-privat të dërgojë gazin deri te familjet. Kompania që do të zgjidhet në afat prej 4 viteve do të duhet të ndërtojë të paktën 50 përqind të rrjetit në qytete dhe 20 përqind në zonat rurale brenda katër viteve.

Ministria e Ekonomisë:

“Më 10 gusht, mbërritën dy aplikime për pjesëmarrje. Vijon faza e vlerësimit të aplikimeve, gjegjësisht analiza e aftësisë së tyre ekonomike-financiare, si dhe aftësia teknike në përputhje me kriteret.”

Nga ky sezon i ngrohjes, spitali “Nënë Tereza” gjegjësisht gjinekologjia e Çairit do të punojë në sistemin e gazit. Ky spital konsiderohej si një nga ndotësit më të mëdhenj në Shkup, sepse ngrohej me mazut. Instalimi i tubacionit kushtoi mbi 270,000 euro.

Ky është vetëm fillimi. Kjo është një nga ndërtesat që ne e lidhim në gaz. Lidhur me gazifikimin në vend, në perëndim besoj se 75 përqind e rrjetit primar është ndërtuar, në jug është ndërtuar 90-95 përqind”-tha Naser Nuredni, Ministër i Mjedisit.

Sipas Nuredinit, rrjeti sekondar dhe terciar për gazifikimin e vendit do të vazhdojë pas zgjidhjes së problemit me GAMA.

Igor Stefanovski

Alsat

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Business

Rritje rekorde e vlerës së Bitcoin

Published

on

Bitcoin ka arritur një rekord të ri mbi 62 700 dollarë ndërsa investitorët po përgatiten për listën e drejtpërdrejtë të shkëmbimit të monedhave kripto “Coinbase Global”.

Çmimi i Bitcoin është më shumë se dyfishuar këtë vit dhe përfaqëson pak më shumë se gjysmën e vlerës së përgjithshme të tregut të kriptovalutave prej gati 2.1 trilionë dollarësh. Kjo është vetëm pak më pak se vlera e tregut të aksioneve të Apple (AAPL).

Të martën, çmimet e Bitcoin u rritën deri në 4.7% në një rritje të lartë të të gjitha kohërave duke shkuar në mbi 62,700 dollarë. Monedha kaloi 60 000 dollarë në fillim të marsit.

Edhe korporatat e mëdha po përqafojnë Bitcoin. Tesla e Elon Musk (TSLA) ka vendosur të investojë disa prej parave të saj të korporatave në Bitcoin dhe ta pranojë atë për disa blerje makinash. Firma e programeve kompjuterike MicroStrategy (MSTR) njoftoi të hënën se do të fillojë të paguajë tarifa për drejtorët e bordit të kompanisë të cilët nuk janë punonjës në Bitcoin në vend të parave të gatshme.

Aksionet e Silvergate Capital (SI), një bankë që specializohet në kredi dhe depozita të mbështetura nga kripto, janë më shumë se dyfishuar këtë vit.

Alsat

Continue Reading

Business

Bie përqindja e turistëve për muajin shkurt

Published

on

Numri i turistëve për muajin shkuar ka shënuar rënie prej 41.7 për qind, ndërsa numri i qëndrimeve në hotele ka rënë me 36.8 për qind, krahasuar me të njëjtin muaj gjatë vitit të kaluar. Sipas të dhënave nga Enti Shtetëror i Statistikave, në shkurt vendi ka regjistruar 27,569 turistë ndërsa janë realizuar 60,013 akomodime.

 

Alsat

Continue Reading

Business

Bie çmimi i benzinë, çmimi i dizelit mbetet i pandryshuar

Published

on

Çmimi i benzinës nga mesnata do të lirohet për gjysmë denari, ndërsa çmimi i dizelit mbetet i pandryshuar, vendosi Komisioni Rregullator i Energjetikës.

Sipas vendimit të fundit të KRRE-së, çmimet e derivateve për litër do të jenë:

EUROPUSPER BS-95 do të shitet për 67,00 denar për litër.

EUROSUPER BS-98 do të shitet për 69,00 denarë për litër.

EURODISEL do të shitet për 58 denarë për litër.

 

Alsat

Continue Reading

Trending