Këngëtarja me prejardhje shqiptare, Dua Lipa, ka shprehur gjithnjë hapur mbështetjen e saj për komunitetin LGBTI.
Ajo ka pozuar disa herë me flamurin shumëngjyrësh, të cilin e ka edhe pjesë të klipit të saj shumë të suksesshëm, “Blow Your Mind”.
Së fundmi, Lipa ka pozuar për atë që njihet si revista më e shitur e homoseksualëve, “Attitude”.
Foto: Dua Lipa/Instagram
“Faleminderit ekipit të mrekullueshëm që më patën në kopertinën e revistës”, shkroi Lipa në Instagram, teksa ndau me ndjekësit dy fotografi nga kopertina e revistës.
Këngëtarja shqiptare do të jetë pjesë e numrit të revistës për muajin dhjetor të këtij viti.
Foto: Dua Lipa/Instagram
Përkundër faktit që gjatë vitit 2020 të gjitha aktivitetet muzikore në formë fizike janë anuluar, Dua pati shumë suksese.
Ajo këtë vit nxori në shitje albumin e saj “Future Nostalgia”, i cili është një nga albumet më të suksesshme në rrafshin ndërkombëtar për vitin 2020. /Telegrafi/
Kopertina e albumit “Future Nostalgia” nga Dua Lipa (Foto: Dua Lipa/Instagram)