Connect with us

Showbiz

Dua Lipa ndan momente të lumtura krah të dashurit Anwar Hadid

Published

on

Ajo është duke shijuar lidhjen mjaft shumë me Anwar Hadid për më shumë se një vit.

Dhe Dua Lipa po vazhdon të jetë mjaft e përfolur për jetën private dhe njëherësh vazhdimisht merr vëmendje me postimet që publikon.

Marrë parasysh që është mjaft aktive në rrjetet sociale, 25 vjeçarja së fundmi ka ndarë disa momente intime pranë partnerit të saj.

Dua Lipa (Foto: Instagram)

Imazhet që Dua ka ndarë me 53.2 milionë ndjekësit, e shfaqin çiftin në një moment intim me njëri-tjetrin.

Dyshja duken mjaft të lumtur bashkë, ndërsa që një kohë artistja shqiptare është zhvendosur në një apartament në Beverly Hills, për të qenë më afër të dashurit të saj.

Në anën tjetër, e gjithë familja e Lipës jetojnë dhe veprojnë në Mbretërinë e Bashkuar.

Dua Lipa (Foto: Instagram)

Ndërkohë, ditë më parë u shpallën nominimet për eventin e ndarjes së çmimeve, MTV Europe Music Awards.

E nominuar sivjet është e vetmja shqiptare – Dua Lipa me gjithsej katër nominime: “Artistja më i mirë i vitit”, “Kënga më e mirë e vitit”, “Artistja më e mirë e zhanrit Pop” dhe “Artistja më e mirë regjionale”. /Telegrafi/

Dua Lipa (Foto: Kate Green/Getty Images/Guliver)