Connect with us

Showbiz

Dua Lipa me katër nominime dhe Ava Max me dy në “People’s Choice Awards 2020”

Published

on

Lista e plotë e të nominuarve për People’s Choice Awards 2020 më në fund është publikuar!

Nga yjet e filmit si Charlize Theron dhe Will Smith, te yjet e TV-së, Dan Levy dhe Cole Sprouse dhe deri te super yjet e muzikës si: Cardi B, Megan Thee Stallion, The Weeknd dhe Lady Gaga, janë nominuar në kategori të ndryshme sivjet.

Ka madje disa kategori të reja për të zgjedhur këtë vit duke përfshirë “Artistin e ri më të mirë të vitit 2020”, “Bashkëpunimi më i mirë muzikor i vitit 2020” si dhe “Kolona zanore më e mirë e vitit 2020”.

Votimi filloi më 1 tetor dhe përfundon të premten e 23 tetorit në 11:59 pasdite

Të nominuara janë edhe dy këngëtaret shqiptare me famë botërore: Dua Lipa dhe Ava Max.

Dua Lipa është ajo e cila kandidon për katër çmime: “Artistja më e mirë e vitit 2020”, “Albumi më i mirë i vitit 2020” për albumin ‘Future Nostalgia’, “Kënga më e mirë e vitit 2020” për këngën ‘Break my heart’ dhe për çmimin “Videoja muzikore më e mirë e vitit” për bashkëpunimin “Un Dia” me J Balbin, Bad Bunny dhe Tainy.

Ndërkohë, Ava Max është e nominuar në kategorinë “Artistja e re më e mirë” dhe “Kolona zanore më e mirë” për interpretimin e kolonës zanore “On Me” të filmit “Scooby Doo”.

Kjo është lista e plotë e nominimeve në People’s Choice Awards 2020:

ARTISTI MË I MIRË I VITIT 2020
Bad Bunny
Blake Shelton
DaBaby
Drake
J Balvin
Justin Bieber
Lil Baby
The Weeknd

ARTISTJA MË E MIRË E VITIT 2020
Ariana Grande
Billie Eilish
Cardi B
Dua Lipa
Lady Gaga
Megan Thee Stallion
Miley Cyrus
Taylor Swift

GRUPI MË I MIRË I VITIT 2020 2020
5 Seconds of Summer
BLACKPINK
BTS
Chloe X Halle
CNCO
Dan + Shay
Jonas Brothers
twenty one pilots

KËNGA MË E MIRË E VITIT 2020
“Dynamite”, BTS
“Break My Heart”, Dua Lipa
“Intentions”, Justin Bieber
“Rain On Me”, Lady Gaga & Ariana Grande
“Rockstar”, DaBaby ft. Roddy Ricch
“Savage”, Megan Thee Stallion
“Stuck With U”, Ariana Grande & Justin Bieber
“WAP”, Cardi B ft. Megan Thee Stallion

ALBUMI MË I MIRË I VITIT 2020
After Hours, The Weeknd
High Off Life, Future
Changes, Justin Bieber
Chromatica, Lady Gaga
Future Nostalgia, Dua Lipa
Folklore, Taylor Swift
Map of the Soul: 7, BTS
YHLQMDLG, Bad Bunny

ARTISTI MË I MIRË I ZHANRIT COUNTRY 2020
Blake Shelton
Kane Brown
Keith Urban
Kelsea Ballerini
Luke Bryan
Luke Combs
Miranda Lambert
Thomas Rhett

ARTISTI MË I MIRË LATIN I VITIT 2020
Bad Bunny
Becky G
Daddy Yankee
J Balvin
Maluma
Nicky Jam
Karol G
Ozuna

ARTISTI I RI MË I MIRË I VITIT 2020
BENEE
Conan Gray
Doja Cat
Jack Harlow
Ava Max
Roddy Ricch
Saweetie
Trevor Daniel

VIDEOJA MË E MIRË MUZIKORE E VITIT 2020
“Blinding Lights,” The Weeknd
“Dynamite,” BTS
“Holy,” Justin Bieber, Chance the Rapper
“Ice Cream,” BLACKPINK & Selena Gomez
“Life Is Good,” Future ft. Drake
“Rain On Me,” Lady Gaga, Ariana Grande
“UN DIA,” J. Balvin, Dua Lipa, Bad Bunny, Tainy
“WAP,” Cardi B ft. Megan Thee Stallion

BASHKËPUNIMI MË I MIRË I VITIT 2020
“Be Kind,” Marshmello & Halsey
“Holy,” Justin Bieber ft. Chance the Rapper
“Life Is Good,” Future ft. Drake
“Rain On Me,” Lady Gaga & Ariana Grande
“Rockstar,” DaBaby ft. Roddy Ricch
“Savage Remix (Feat. Beyonce),” Megan Thee Stallion ft. Beyoncé
“WAP,” Cardi B ft. Megan Thee Stallion
“Whats Poppin Remix,” Jack Harlow ft. DaBaby, Tory Lanez & Lil Wayne

KOLONA ZANORE MË E MIRË E VITIT 2020
“About Love,” Marina, To All The Boys: P.S. I Love You
“Alexander Hamilton,” Leslie Odom Jr., Hamilton
“Boss Bitch,” Doja Cat, Birds of Prey: And the Fantabulous Emancipation of One Harley Quinn
“Loyal Brave True,” Christina Aguilera, Mulan
“On Me (feat. Ava Max),” Thomas Rhett, Scoob!
“Only The Young,” Taylor Swift, Featured in Miss Americana
“Rare,” Selena Gomez, Normal People
“The Other Side,” SZA x Justin Timberlake, Trolls World Tour. /Telegrafi/

Showbiz

Ylli i “Gilligan’s Island”, Dawn Wells ndërron jetë në moshën 82 vjeçare

Published

on

Dawn Wells, e cila luajti Mary Ann Summer, ka ndërruar jetë në moshën 82 vjeçare.

Ajo ka vdekur të mërkurën në mëngjes në Los Angeles nga COVID-19, sipas publicistit të saj.

Aktorja ka qenë e pranishme në “Gilligan’s Island” për tre sezone me radhë, nga 1964 deri në 1967.

Foto: NBC

Për rolin e Mary Ann, ajo mundi 350 aktore të tjera, përfshirë këtu Raquel Welch.

Wells ka qenë pjesë edhe e shumë filmave të tjerë si: “Silent But Deadly”, “Return to Boggy Creek”, “The Harlem Globetrotter”, “Super Sucker”, “American Christmas” etj.

Ylli amerikan po ashtu ka qenë e martuar me Larry Rosen nga 1962 deri në 1967. /Telegrafi/

Foto: Getty Images

Continue Reading

Showbiz

Nora Istrefi me biznes të ri

Published

on

Këngëtarja e njohur shqiptare, Nora Istrefi, ka korrur ndër vite suksese të mëdha në profesionin e saj.

Ajo përmes rrjeteve sociale ka bërë të ditur se ka hapur një biznes të ri, që është krejtësisht i ndryshëm nga ajo që ka bërë.

Krijuesja e hitit “Anna” ka njoftuar fansat për një studio të re për fotografi, duke qenë se ishte dëshirë e kamotshme.

Nora Istrefi (Foto: Instagram)

Ky është postimi i plotë i artistes Nora Istrefi (pa ndërhyrje):

“Duke mare per baze qe kam perfunduar fakultetin e dizajnit te modes ,gjithemone me mu ka flejt deshira per te bere edhe dicka ma shume se muzika !

Po e nisi kete vit te ri me nje bisnes te vogel qe lidhet ngushte me fushat e mia te jetes ,perkatesisht me fotografine!

Nisur nga vetja dhe Renee, e di qe cdo nene do deshironte nje set fotografik gjate shtatzanise, te foshjnes se posalindur, me foshjen por edhe me komplet familjen !

Jam munduar dhe po mundohem te krijoj skena te bukura me ekipen time, momente te paharushme per me te dashurit tone.. Shpresoj do ju pelqej dhe do gjeni imagjinaten tuaj ne setet tona dhe projektet ne vazhdimësi”. /Telegrafi/

Continue Reading

Showbiz

Vëllai i Dua Lipës feston ditëlindjen e 15-të, këngëtarja i bën një dedikim të veçantë

Published

on

Ditën e sotme (e mërkurë) feston ditëlindjen e 15-të vëllai i këngëtares Dua Lipa, Gjin Lipa.

Artistja shqiptare me këtë rast i ka bërë një dedikim të veçantë, ku ndërkohë ka zgjedhur edhe disa imazhe të tyre të përbashkëta të realizuara ndër vitesh.

25 vjeçarja në fotografitë që zgjodhi përfshihet edhe motra e Duas, Rina Lipa, e cila vite më parë ka bërë debutimin si fashioniste.

Foto: Instagram

“Urime ditëlindjen për vëllain tim të dashur, Gjin Lipa. 15! Ju jeni më qesharaku, më i miri, më i sjellëshmi e më i kujdesshmi dhe jam shumë krenare për ty. Të dua dhe jam shumë me fat të jem motra jote”, ka thënë ajo.

Urimet për të vëllain e Lipës nuk munguan as nga fansat që numëron në rrjete sociale, duke marrë parasysh që vetëm në Instagram ka mbi 57 milionë.

Dua ndërkaq këtë vit ka qenë mjaft aktive me projekte muzikore, madje në mes të pandemisë solli albumin e dytë “Future Nostalgia”.

Albumi u prit shumë mirë dhe thuajse të gjitha këngët janë shndërruar në hite e me miliona klikime në YouTube. /Telegrafi/

Continue Reading

Trending