Duket se këngëtaren e njohur, Dua Lipën, nuk e ka penguar pandemia coronavirus që të mbajë koncert.
Në pamundësi për të qenë në moment me mijëra njerëz, ajo zgjodhi ta bëjë këtë në mënyrë virtuale.
Bëhet fjalë për koncertin që u transmetua në internet, e që gjithsej pati pesë milion shikues nga e gjitha bota.
Kjo është bërë e ditur përmes një postimi në rrjetin social Instagram, ku Dua falënderoi pjesëmarrësit.
“Jam shumë e emocionuar që të bëjë të ditur se koncerti pati mbi pesë milionë shikues nga e mbarë bota. Faleminderit të gjithë juve”, është shprehur ajo në përshkrim.
Foto: Instagram
Përpos këtij suksesi, theksojmë se Dua është nominuar në gjatë kategori, tre prej tyre më të rëndësishmet në “Grammy Awards 2021”. /Telegrafi/