Në një intervistë për të përditshmen italiane, “Gazetta dello Sport”, portieri i Italisë, Xhanluixhi Donaruma, foli edhe për sfidën e balotazhit për Botërorin “Katar 2022”, në të cilën Italia përballet me Maqedoninë.
Donaruma konsideron se Italia pa shumë vështirësi do të kalojë pengesën e parë dhe do të shënojë fitore ndaj Maqedonisë dhe të njëjtën do të arrijë edhe ndaj Portugalisë.
“Jam i bindur se do të luajmë në Botërorin ‘Katar 2022’. Do të mundim Maqedoninë, e pastaj do të sfidojmë Kristiano Ronaldon dhe Portugalinë. Luajmë në Katar, në këtë jam i sigurtë,” ka thënë mes tjerash Donaruma.
Sipas portierit të Italisë dhe PSZH -së, që tani janë eliminuar Maqedonia dhe Turqia, të cilat kërkojnë befasi në sfidat e balotazhit.
