“Do të më mungoni për ca kohë”/ Fero merr vendimin e papritur, largohet nga KosovaSinjali
Published
4 years ago
on
By
Reperi nga Gjilani, Feronit Shabani, i njohur si Fero, pas lirimit nga paraburgimit pasi dyshohej për ‘Shkaktim të rrezikut të përgjithshëm’, si pasojë e të shtënave me armë zjarri, ka marrë një vendim të papritur, raporton Gazeta Sinjali.
Përmes një postimi në rrjetin social Instagram, Fero ka paralajmëruar se do të largohet për një kohë nga Kosova, duke publikuar vizën për në Mbretërinë e Bashkuar.
“Kosova ime e dashur do te me mungoni per ca koh”, ka shkruar Fero në Instastory.
Ndryshe, gjatë ditës së djeshme Gazeta Sinjali ka raportuar për një tjetër incident ku është përfshirë reperi i njohur, por kësaj here si viktimë dhe jo si i dyshuar.