Connect with us

Showbiz

Do bëhet baba për herë të parë, Gold AG: Do doja që bebja të lindte më 28 nëntor

Published

on

Reperi i njohur nga Presheva, Gold AG, këtë vit ka qenë mjaft aktiv me prurje të reja muzikore e po ashtu edhe shumë i përfolur për jetën private.

Artisti, i cili kurorëzoi dashurinë në mars të këtij viti, së shpejti pritet të bëhet baba nga martesa me bukuroshen nga Gjilani, Ermira Shkodra.

Ai së fundmi ka qenë i ftuar në emisionin ‘Rudina’, ndërsa ka folur për ngjarjet e fundit e po ashtu edhe për atë se po bëhet baba.

Gold AG (Foto: YouTube)

I njëjti tregon se pritet të bëhen prindër për herë të parë në fund të muajit nëntor dhe shpreh dëshirën që fëmija të lindte më 28 nëntor.

“Fejesën e kemi bërë me një mars dhe kurorën më 5 mars. Po pres të bëhem baba diku në fund të nëntorit, ishalla më 28 nëntor”, tha ai.

E pyetur për datën e veçantë, Arian Agushi (emri i vërtetë) thotë se kemi qenë një popull i vuajtur duke treguar se që tri vite nuk ka qenë në Preshevë.

Mes tjerash, Gold AG rrëfen se do martohej me ceremoni në qershor por që anuloi gjithçka për shkak të pandemisë. /Telegrafi/