Connect with us

Entertainment

Djaloshi 12 vjeçar detyron shkollën në Suedi të përfshijë Kosovën në librat shkollorë – ALSAT-M

Published

on


Nxënësi shqiptar, Dielli, një djalë 12 vjeçar me prejardhje nga Kosova, ka vërejtur se në librat e tij shkollor mungon Kosova. Ai e ngriti zërin për këtë çështje, gjë kjo që detyroi shkollën të ndryshojë librat duke e përfshirë edhe Kosovën në to.

Këtë e bëri të ditur nëna e Diellit, Aurora Pirraku Eriksson e cila është politikane shqiptare e angazhuar në radhët e Partisë Socialdemokrate për Besim dhe Solidaritet (Soialdemokrater för tro oh solidaritet), në qytetin Västerås të Qarkut Västmanland në Suedi.

“Krenare si nënë dhe si shtetase e Kosovës që djali im Dielli 12 vjeç vuri në dukje faktin se në librat e shkollës Kristiansborgsskolan Västerås të Suedis, nuk ishte Kosova. Ai ngriti zërin dhe sot kjo shkollë i ndryshoj librat. Një shkrepse i vë zjarrin pyllit dhe një çelës i vogël hap dyer te medha”, ka shkruar Aurora./KultPlus

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Entertainment

Eksploruesit i shpëtojnë vdekjes pasi ajsbergu përmbyset në ujërat e akullt – ALSAT-M

Published

on


Dy eksplorues i shpëtuan për fare pak vdekjes pasi një ajsberg ku po ngjiteshin u përmbys në det duke i zënë poshtë.

Mike Horn dhe Fred Roux përfunduan në ujërat e akullta të Polit të Veriut ndërsa e gjithë ngjarja u regjistrua nga kolegët e tyre në varkën aty pranë. Ata po lundronin dhe eksploronin arkipelagun Svalbard në rrethin Arktik që ndodhet mes Norvegjisë dhe Polit të Veriut.

Në pamjet dramatike, dy burrat shihen që përpiqen të ngjiten në majën e ajsbergut kur fillojnë të ndjejnë që ai po rrokulliset, por nuk ia dalin dhe përfundojnë në ujë, që sipas matjeve të ditës, kishte një temperaturë -2 gradë celsius.

Continue Reading

Entertainment

Misteri i vendit evropian, pak masa kufizuese dhe asnjë viktimë nga koronavirusi – ALSAT-M

Published

on


Ndërkohë që Evropa po përgatitet për një valë të dytë të koronavirusit, me shifrat e rasteve të reja që po rriten çdo ditë e më shumë në të gjitha vendet, ka një shtet që ende nuk ka pasur viktima nga pandemia Covid-19.

Bëhet fjalë për Gjibraltarin, fqinjin e Spanjës që sot për sot është vendi evropian më i goditur nga koronavirusi. Në Gjibraltar ka vetëm 334 të infektuar që nga fillimi i pandemisë dhe 0 viktima, pavarësisht se masat kanë qenë shumë më të lehta.

Gjibraltari është vend i vogël me rreth 33 000 banorë, por nëse analizohen të dhënat për 100 000 banorë, sërish është më mirë sesa Spanja.

Në këtë shtet përdorimi i maskës është i detyrueshëm vetëm në vende publike të mbyllura, ndërsa këshillohen personat mbi 70 vjeç që të mos dalin nga banesat, pasi çdo shërbim do t’u vijë në shtëpi.

Continue Reading

Entertainment

Turqia prezanton makinën fluturuese – ALSAT-M

Published

on


Turqia vijon të shënojë progres të jashtëzakonshëm në teknologji gjatë viteve të fundit. Pas krijimit të markës vendase të automobilave dhe trenit të shpejtësisë së lartë, së fundmi në Stamboll është testuar me sukses dhe makina e parë fluturuese.

Prototipi i këtij mjeti fluturues quhet “Cezeri” dhe është krijuar nga kompania turke “Baykar”. Në testimin e parë ai arriti të fluturonte deri në 10 metra lartësi.

Sipas shefit të teknologjisë së kompanisë, makinës fluturuese “Cezeri” do t’i nevojiten ende disa vite për të dalë në rrugë, por shumë shpejt ajo mund të përdoret për qëllime argëtuese.

Kompania Baykar është e njohur për prodhimin e dronëve, sistemeve të kontrollit, simulatorëve etj.

Continue Reading

Trending