Djali i ish-presidentit Hashim Thaçi, Endrit Thaçi, këtë ditë e ka kaluar me reperin e njohur Mozzik, shkruan Gazeta Sinjali.
Ata kanë pozuar së bashku teksa në duar mbajnë flamurin kombëtar dhe krahas fotografisë kanë shkruar “Liria ka emër, UÇK”.
Kujtojmë që ish-presidenti Thaçi së bashku me ish-krerët e UÇK-së tani ndodhen në paraburgim në Hagë, për shkak të akuzave për krime lufte nga Gjykata Speciale.