Connect with us

Showbiz

Diona Fona: Kolegët janë munduar të më bllokojnë në industrinë muzikore

Published

on

Diona Fona, është një nga këngëtaret e reja e cila është pranuar shumë shpejt nga publiku shqiptar. Artistja është lindur në Londër e jeta e saj është zhvilluar mes Anglisë e Kosovës.

Tregu muzikor mund të duket i bukur e luksoz, por për artistët e rinj mund të kthehet edhe në një ankth.

Janë të shumta rastet, kur këngëtarët e afirmuar ushtrojnë pushtetin e krijuar tek pronarët e diskotekave apo te disa media, ku bllokojnë emrat e rinj për zhvillim.

(Foto: Instagram)

Këtë histori e ka përjetuar edhe vetë Diona për të cilën ka treguar në “Ky emër nuk ka nevojë për prezantim”.

Shumë kolegë para syve kishin treguar mbështetje, e teksa pas shpine janë munduar të ndalojnë zhvillimin e karrierës sime.

(Foto: Instagram)

Por, këto tentativa dolën të mos jenë të sukseshme pasi që me klipin e parë arriti 21 milionë klikime e sot është një nga emrat që po fiton pëlqyeshmëri çdo ditë e më shumë.