Connect with us

Sport

Dimevski, president i ri i Komitetit Olimpik të Maqedonisë – SHKUPI

Published

on

Daniel Dimevski është edhe zyrtarisht president i Komitetit Olimpik të Maqedonisë. Dimevski u zgjodh në Kuvendin e Jashtëzakonshëm Zgjedhor, ndërsa kundërkandidatja e tij për këtë post, Aleksandra Vojneska-Zikova me përkrahësit e saj, anëtarë të Kuvendit, u larguan para kohe.

Dimevski në prezantimin e programit premtoi se vitin e ardhshëm do të ketë edhe një Kuvend tjetër Zgjedhor të Komitetit Olimpik të Maqedonisë.

Do të organizojë Kuvend të ri Zgjedhor vitin e ardhshëm. Dua të jemi të bashkuar, e jo të ndarë. Deri në zgjedhjet e ardhshme kam një vit para meje dhe këtu do të jem për federatat dhe klubet, do të luftojë për objekte të reja sportive dhe vauçerë më të mëdhenj dhe realizimin e tyre,” tha mes tjerash Dimovski.

Me vendim unanim u pranua propozimi që Vasil Tupurkovski, të emërohet si president nderi i Komitetit Olimpik të Maqedonisë.

Alsat