Connect with us

Showbiz

Dikur në ballinë të revistave, sot e pastrehë: Si u rrënua jeta e modeles së njohur

Published

on

Elosia Fontes,  ka marrë një kthesë të paparashikueshme. Nga një modele e famshme ka përfunduar në një endacake në rrugë.

Modelja, u zhduk nga New York vitin e kaluar pas një karriere premtuese në botën e modës është gjetur duke u endur rrugëve të Rio de Janeiro.

Mund të jetë presioni i tepërt i pasarelave dhe grindjet me bashkëshortin, Andre Birlenu.

Një episod i ngjashëm kishte ndodhur dhe në fillim të vitit 2019, ku Elosia u zhduk për pesë ditë nga shtëpia dhe policia arriti ta gjente në një lagje jo shumë larg vendbanimit të saj.

Po në atë periudhë, bashkëshorti i saj kërkoi ndarjen, duke fituar kujdestarinë e vajzës së tyre 7-vjeçare. Ndarja la pasoja të rënda te modelja, e cila zgjodhi të braktiste punën dhe të zhdukej në fund të vitit 2019.

Kur u gjet nga policia, më 6 tetor, ajo ishte në një gjendje të mjerueshme, e veshur me një këmishë të pistë dhe zbathur. /Gazeta Sinjali/

The post Dikur në ballinë të revistave, sot e pastrehë: Si u rrënua jeta e modeles së njohur appeared first on Sinjali.