Mozzik dhe Loredana i kanë qartësuar të gjitha keqkuptimet, duke bërë një ribashkim pas disa muajsh ndarje, shkruan Gazeta Sinjali.
Ishte reperja ajo e cila ‘pa dashje’ publikoj një foto të Mozzikut në Instagramin e saj, foto të cilën e fshiu menjëherë por që duket nuk ka arritur ta bëjë me kohë.
Në rrjetet sociale po qarkullon imazhi që e tregon qartë veprimin e saj ndaj Mozzikut, duke ia publikuar një foto, ani pse ende nuk e ndjekin njëri tjetrin në Instagram.
Nuk është hera e parë që bën kësi veprime pasi dyshja u kapën mat edhe në qendrën tregtare në Zvicër edhe në një hotel në Kosovë duke na bindur që raporti i tyre ka filluar të përmirësohet dukshëm.
Kujtojmë, dyshja janë prindër të një vajze, e që duket që ajo ishte arsyeja kryesore e ribashkimit mes tyre. /Gazeta Sinjali/