Showbiz
Dafina Zeqiri lanson këngën e re “Zili Zili”
Published
2 years agoon
By
admin
Ashtu siç kishte paralajmëruar, këngëtarja Dafina Zeqiri, ka prezantuar projektin e ri muzikor.
“Zili zili” mban titullin kënga e saj e re, të cilën e ka kompletuar mjaft mirë edhe nga ana vizuale.
Duke qenë se shquhet për stilin e veçantë, artistja e njohur edhe në këtë videoklip kishte gërshetuar të thjeshtën me elegancë.
Dafina Zeqiri (Foto: YouTube)
Tekstin e ka shkruar vet këngëtarja në bashkëpunim me reperin Elinel, kurse për producimin, muzikën dhe masterizimin u përkujdes Rrezon.
Vija melodike po ashtu është realizuar nga Zeqiri, ndërsa videoja u kompletua nga produksioni “Entermedia”.
Ky është projekti i radhës i albumit të Dafinës të titulluar “Dafinë moj”, të cilin tashmë e gjeni në kanalin YouTube. /Telegrafi/
You may like
Sinan Kajtazi: Ëndrra e Ahmet Brahimajt për Baletin Kombëtar të Kosovës duhet të jetë mison për ne
Doja Cat paralajmëron tërheqjen nga muzika?
Sonte miqësorja Spanjë-Shqipëri, bastet “fundosin” kombëtaren tonë
Messi paralajmëron pensionimin nga Argjentina
Presidenti i Barcelonës mohon interesimin për Mbappen
Një vit nga vdekja e humoristit Rasim Thaçi – Cima, Artani kujton momentet e fundit me të atin dhe raportin me të