Connect with us

Maqedoni

Covid-19, diskutohen kufizime të reja

Published

on


Komisioni i Sëmundjeve Infektive diskutoi për masa të reja shtrënguese kundër Kovid-19. Është shqyrtuar mundësia e kufizimit të kapaciteteve në transportin publik dhe kufizimi i punës së operatorëve ekonomik. Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe thotë se gjatë fundjavës do të analizohet pasqyra epidemiologjike në vend dhe në rast se trendi i rritjes së rasteve të reja vazhdon, fuqizimi i masave do të propozohet nga dita e hënë.

Kufizimi i kapaciteteve në transportin publik deri në 50 për qind, ndalesë e përgjithshme e evenimenteve dhe ndalesë punë për operatorët ekonomik pas orës 23. Derisa trendi i infektimeve vazhdon në këtë mënyrë, ky paket i masave bashkë me masat që duhet përfshirë në ligj, do ta amortizojë agresivitetin e infeksionit”-tha Venko Filipçe, Ministër i Shëndetësisë.

Kryetari i Komisionit për Sëmundje Infektive, Zharko Karaxhovski thotë vala e vjeshtës erdhi më herët se ç‘pritej dhe në rast të mos respektimit të masave, mund të priten deri në 1.000 raste të reja në ditë.

 Duket se te në më së shumti nuk respektohen masat. Edhe ju si media por edhe ne si infektolog dhjetëra herë kemi treguar masat bazike që duhet respektuar. Mund të presim vetëm përkeqësim të situatës. Më pyetet për numrat 200 ose 300 unë ju them se me këtë trend, duke mos respektuar masa mund të presim 500-600 madje edhe 1.000 raste në ditë”-pohoi Zharko Karaxhoski, Kryetar i Komisionit për Sëmundje Infektive.

Komisioni mbron idenë për mbartjen e maskave në hapësira të hapura dhe ndalimin e grumbullimeve të më tepër se katër personave, përfshi edhe kufizimin e gostisë. Megjithëse këto masa duhet përfshirë në Ligjin për mbrojtjen e popullsisë nga sëmundjet ngjitëse, Filipçe pret që propozimi të kalojë në Kuvend javën e ardhshme. Masat e propozuara nuk do të jenë në fuqi derisa të miratohen ndryshimet ligjore. Shumica parlamentare dhe opozita nuk kanë gjetur konsensus për ndryshimet ligjore.

Adrian Kerimi

Maqedoni

Me 23 shkurt aktgjykimi për rastin “Monstra” – Alsat

Published

on

Aktgjykimi për rastin “Montsra” është caktuar për me 23 shkurt, transmeton Alsat. Sot në gjykimin për rastin “Monstra” pala mbrojtëse paraqiti fjalët përfundimtare. Mbrojtja e të akuzuarve përsëriti qëndrimin se rasti është i montuar dhe se të akuzuarit nuk janë autorët e vërtetë të vrasjes së pesëfishtë në Liqenin e Smillkovës. Avokatët e viktimave nga ana tjetër kërkuan dënim maksimal për të akuzuarit, pasi siç thanë u dëshmuan veprat penale.


Continue Reading

Maqedoni

20 viktima dhe 350 raste të reja me COVID në 24 orët e fundit – Alsat

Published

on

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë kryer 2 291 testime të dyshuara për Covid-19 dhe prej tyre 350 kanë rezultuar pozitivë me Koronavirus, ose 15% e testeve të bëra. Po ashtu në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë edhe 20 pacientë të tjerë, ndërsa janë shëruar 266 persona.

Continue Reading

Maqedoni

Ekspertët: Vodno të mbrohet me ligj të posaçëm, nuk mjafton shpallja si zonë e mbrojtur – Alsat

Published

on

Profesorët e Fakultetit të Pylltarisë nuk pajtohen që Vodno të shpallet zonë e mbrojtur. Kërkojnë shkallë më të lartë të mbrojtjes duke miratuar ligj të veçantë për Vodnon, përgatitjen e një plani hapësinor për malin, plan për menaxhim, me të cilin mali do ta mbrojë Shkupin.

Vodno duhet të mbrohet e jo të jetë zonë e mbrojtur. Për shkak se, funksioni kryesor i Vodnos është siguria, mbrojtja nga reshjet dhe vërshimet – deklaroi Makedonka Stojanovska- profesoreshë universitare.

Të kemi tampon sigurie afër kufirit me Planin e Përgjithshëm Urbanistik që të mbrohet në mënyrë rigoroze, çdo veprimtari e paligjshme atje të dënohet ekskluzivisht vetëm me burg, që të parandalohet kapadaillëku. E dimë që Vodno mbrohet nga ligji i miratuar në vitin 2004. Pastaj, është zonë e sigurisë, zonë për ta mbrojtur qytetin nga vërshimet. Është një zonë shumë e rëndësishme – u shpreh Ivan Blinkov- profesor universitar.

Organizatat joqeveritare gjithashtu kërkojnë që Vodno të mos shpallet zonë e mbrojtur, duke argumentuar se mali nuk do ta ketë mbrojtjen e nevojshme.

Në mënyrë që të shmangen ngjarjet si përmbytja e vitit 1952, të mos ndodhë rastësisht përsëri sikur që ndodhi në Stajkovcë në vitin 2016, tani në Vodno, në kohë të ndryshimit të klimës në të cilën jetojmë sot, ku shirat e rrëmbyeshëm do të jenë shumë më të shpeshta dhe intensive, ne nuk duhet të lejojmë vendim të tillë tani ku mbrojtja e vetme e Vodno do të jetë biodiversiteti – tha Tatjana Stojanovska, “E dua Vodnon”.

Sipas planit për të mbrojtur biodiversitetin, një pjesë e Vodnos duhet të menaxhohet nga qyteti i Shkupit.

Sa më shpejt të jetë e mundur, pas shpalljes, do të vendoset regjim për mbrojtjen e zonave të përcaktuara. Situata do të monitorohet, do të zhvillohet një plan menaxhimi kurse ne do të vazhdojmë të rrisim ndërgjegjësimin e publikut – deklaroi Nikolla Naumoski- shef kabineti në Qytetin e Shkupit.

Të gjitha këto qëndrime të ekspertëve janë shprehur në debatin publik të organizuar nga Ministria e Mjedisit mbi propozimin për të shpallur Vodnon zonë të mbrojtur.

Igor Stefanovski


Continue Reading

Trending