Connect with us

Shendetsi

Çmimet e FIFA-s: Nojer, Son, Klop…

Published

on

FIFA ka shpallur lojtarët më të mirë të vitit, në ceremoninë e FIFA Awards e cila u mbajt në Cyrih të Zvicrës. Ceremonia e ndarjeve të çmimeve filloi me një kampanjë vetëdijësuese kundër “COVID-19”. Presidenti i FIFA-së, Xhani Infantino, nisi ceremoninë duke nderuar legjendat e futbollit, Diego Armando Maradona dhe Paolo Rossi, të cilët nuk janë më në mesin tone, ndërsa ndarja e çmimeve u bë në mënyrë online, shkaku i pandemisë. Fillimisht u nda çmimi i portierit më të mirë dhe ky çmim shkoi në duart e portierit të Bajern Munihut, Manuel Nojer.
Ndërkohë një aktivitet që ka si një nga momentet më spektakolare atë të përzgjedhjes së golit më të bukur që nderohet me “Çmimin Pushkash”. Këtë vit, këtë çmim e ka fituar futbollisti i Totenhemit, Heung Min Son. Goli i shënuar prej tij ndaj Bërnlit ka rezultuar më i bukuri për votuesit e faqes së FIFA-s të cilët e kanë përzgjedhur atë si emrin e parë në listë.

 

Jurgen Klop ka fituar për të dytin vit radhazi çmimin “The Best” që jepet nga FIFA dhe që e shpall atë si trajnerin më të mirë për vitin kalendarik. Një çmim i rëndësishëm për teknikun, pasi e mban në majën e futbollit botëror, edhe pse këtë radhë do të ketë disa polemika rreth kësaj zgjedhje. Kjo, pasi në garë për të ishte edhe Hansi Flik, trajneri i Bajern Mynih i cili në vitin e fundit ka fituar çdo gjë të mundshme, me rezultate e lojë spektakolare. Por votat e panelit të FIFA-s, i përbërë nga trajnerët dhe kapitenët e kombëtareve, si dhe nga një grup gazetarësh, kanë parë përsëri në vendin e parë teknikun e Liverpulit që fitoi vetëm kampionatin anglez në edicionin e kaluar.

Handikapi i madh qëndron formacionin e parë të futbollistëve më të mirë të vitit për faktin se çmimin më të mirë të vitit e fiton Manuel Nojer, por në 11-shen titullare të vitit vendoset Alison. Van Dijk dhe Ramos janë në qendër të mbrojtjes, Trent Alexander Arnold në krahun e djathtë, ndërsa talenti i Bajernit, Dejvis ndodhet në krahun e majtë. Kimih, De Brujne dhe Tiago janë mesfushorët e vitit, ndërsa Mesi, Levandovski dhe Ronaldo, formojnë sulmin e ëndrrave të çdo ekipi.

The post Çmimet e FIFA-s: Nojer, Son, Klop… appeared first on Alsat.