Connect with us

Business

Cilësia e ulët, çmimi i duhanit mbetet i njëjtë

Published

on

Kultivuesit e duhanit dhe blerësit e tij ranë dakord që kompanitë duhet të përshpejtojnë dinamikën e blerjes dhe të marrin përsipër të gjithë duhanin e tepërt që është prodhuar. Çmimi i duhanit do të mbetet i njëjtë pavarësisht pakënaqësisë së disa prodhuesve të duhanit, sepse këtë vit ka një cilësi më të keqe të duhanit. Rendimenti i këtij viti është rreth 23 mijë tonë. Problemet me blerjen filluan pasi disa nga prodhuesit e duhanit protestuan të pakënaqur me vlerësimin e duhanit të tyre.


Alsat

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Business

Kosova me borxhin publik më të ulët në rajon, Shqipëria e dhjeta në Evropë

Published

on

Në fund të tremujorit të tretë të 2020-së, Shqipëria u rendit e dhjeta në Evropë për nivelin më të lartë të borxhit publik, në raport me madhësinë e ekonomisë.

Sipas të dhënave të Eurostat, Komisionit Evropian dhe Ministrisë së Financave, borxhi në Shqipëri rezultoi në 79.7 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) për këtë periudhë, duke u rritur me 13.5 pikë përqindje në krahasim me fundin e 2019-së, si rrjedhojë e shpenzimeve për rindërtimin pas tërmetit, paketave mbështetëse për përballimin e pasojave të COVID-19 dhe situatës së përkeqësuar buxhetore, që solli rënie të ndjeshme të të ardhurave.

Në rajon, Shqipëria mban rekord, duke ia kaluar dhe Malit të Zi, që sipas të dhënave zyrtare nga Ministria përkatëse e Financave e kishte këtë tregues në 79.5 për qind të PBB-së. Kosova ka nivelin më të ulët të borxhit me 16.5 për qind të PBB-së, e ndjekur nga Bosnja e Hercegovina me 35.6 për qind, Maqedonia e Veriut me 42.7 për qind, Serbia me 62.2 për qind.

Sipas Eurostat, në fund të tremujorit të tretë të vitit 2020, raporti i borxhit të qeverisë ndaj PBB-së në Eurozonë u rrit në 97.3 për qind, krahasuar me 95 për qind në fundin e tremujorit të dytë të vitit 2020, ende i ndikuar nga përgjigjet e politikave ndaj masave shtrënguese të COVID-19, të cilat u materializuan në rritjen e nevojave të financimit nga buxhetet kombëtare.

Në BE, raporti u rrit nga 87.7 për qind në 89.8 për qind. Krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2019, raporti i borxhit të qeverisë ndaj PBB-së u rrit si në Eurozonë nga 85.8 për qind në 97.3 për qind ashtu edhe në BE nga 79.2 për qind në 89.8 për qind: rritjet janë për shkak të dy faktorëve – borxhi qeveritar që rritet ndjeshëm dhe PBB-ja në rënie.

Raportet më të larta të borxhit të qeverisë ndaj PBB-së në fund të tremujorit të tretë të vitit 2020 u regjistruan në Greqi me 199.9 për qind, Itali me 154.2 për qind, Portugali me 130.8 për qind, Qipro me 119.5 për qind, Francë me 116.5 për qind, Spanjë me 114.1 për qind dhe Belgjika me 113.2 për qind dhe më e ulëta në Estoni me 18.5 për qind, Bullgari me 25.3 për qind dhe Luksemburg me 26.1 për qind.

Krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2020, njëzet shtete anëtare regjistruan një rritje në raportin e borxhit të tyre ndaj PBB-së në fund të tremujorit të tretë të vitit 2020 dhe pesë një rënie, ndërsa raporti mbeti i qëndrueshëm në Estoni dhe Holandë. Rritjet më të mëdha në raport janë vërejtur në Greqi me 8.5 pikë përqindje, Qipro me 6.2 pikë përqindje, Itali me 4.9 pikë përqindje, Portugali me 4.8 pikë përqindje, Lituani me 4.6 pikë përqindje dhe Bullgari me 4 pikë përqindje. Uljet u regjistruan në Austri me 3.4 pikë përqindje, Finlandë me 1.7 pikë përqindje, Çeki me 1.5 pikë përqindje, Belgjikë me 0.9 pikë përqindje dhe Irlandë me 0.7 pikë përqindje.

Krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2019, të gjitha shtetet anëtare regjistruan një rritje në raportin e borxhit të tyre ndaj PBB-së në fund të tremujorit të tretë të vitit 2020. Rritjet më të mëdha në raport u regjistruan në Qipro me 22.9 pikë përqindje, Itali me 17.4 pikë përqindje, Greqia me 17.3 pikë përqindje, Spanja me 16.6 pikë përqindje dhe Franca me 16.5 pikë përqindje.

 

Alsat

Continue Reading

Business

PE kërkon ndaljen e projektit të gazsjellësit rus

Published

on

Parlamenti Evropian pritet të miratojë një rezolutë e cila i bën thirrje Bashkimit Evropian të ndalojë ndërtimet në tubacionin Rrjedha Veriore 2, i cili do të transportonte gaz natyror rus në Gjermani përmes Detit Baltik.

Ligjëvënësit po kërkojnë vendosjen e sanksioneve të zgjeruara kundër Rusisë pas arrestimit të liderit të opozitës, Aleksei Navalny. Ai u arrestua pas kthimit në Moskë pasi u trajtua në Gjermani për helmim me një agjent nervor.

Rusia ka kundërshtuar thirrjet ndërkombëtare për lirimin e Navalnyt.

Rezoluta jo-detyruese kërkon që sanksionet e BE-së të vendosura tashmë ndaj zyrtarëve rusë, përgjegjës për helmimin e tij, të zgjerohen edhe me ata që janë përfshirë në burgimin e kritikut të Kremlinit.

Sanksionet duhet të përfshijnë gjithashtu “oligarkët rusë”, “rrethin e ngushtë” të presidentit Vladimir Putin dhe “propaganduesit e medias”, në mënyrë që BE ta bëjë të qartë se “nuk do të jetë më një vend mikpritës për pasurinë ruse me origjinë të paqartë”, kërkojnë ligjvënësit evropianë.

Rezoluta thotë se shtetet anëtare të BE-së duhet të “rishikojnë bashkëpunimin me Rusinë në platforma të ndryshme të politikës së jashtme dhe në projekte të tilla si Rrjedha Veriore 2, përfundimi i të cilave duhet të ndalet menjëherë”.

Ministrat e jashtëm të BE-së pritet të diskutojnë për këtë çështje javën e ardhshme, por çdo vendim i mundshëm mbase do të merret pas përfundimit të procedurave gjyqësore kundër Navalny-t.

Ekziston një presion në rritje mbi qeverinë gjermane, brenda dhe jashtë vendit, për të ndaluar Rrjedhën Veriore 2, e cila mundëson dyfishimin e kapacitetin të gazsjellësit ekzistues nënujor Rrjedha Veriore nga Rusia në Gjermani.

Qeveria amerikane dhe disa anëtarë të BE-së duan që projekti të ndalet. Ata thonë se kjo do të forcojë energjinë e Rusisë në Evropë dhe do të zvogëlojë rolin e Ukrainës si një vend tranzit për gazin rus.

Më 19 janar, Shtetet e Bashkuara sanksionuan një anije ruse për vendosjen e tubave në përpjekjen e tyre të fundit për të ndaluar projektin, i cili është 94 për qind i përfunduar.

Pavarësisht kritikave në rritje, ministria gjermane e Ekonomisë tha më 20 janar se planet e saj për projektin janë “të pandryshuara”.


Alsat

Continue Reading

Business

Bekteshi: Kanë kaluar disa procedura parlamentare për ligjin e lëndëve të para minerale

Published

on

Zgjidhja ligjore për lëndët e para minerale, për të cilat shoqatat e mjedisit dhe Shoqata e Minierave në Odën Ekonomike kanë shprehur vërejtjet e tyre, është dërguar në Parlament në vitin 2019, tha Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, në paraqitjen e tij të sotme në emisionin Magazina Ekonomike, në Alsat. Sipas tij, disa deputetë që tani po kontestojnë përmbajtjen e tij gjithashtu kanë pasur mundësinë të deklarohen për të.

“Kjo zgjidhje ligjore nuk është dërguar tani në procedurën parlamentare, por në fund të vitit 2019. Ai kaloi nëpër disa faza në Kuvend, procedurat dhe Komisionet ku morën pjesë disa deputetë, që sot janë kundër kësaj zgjidhje ligjore. “Kjo është e vërteta,” tha Bekteshi.


Alsat

Continue Reading

Trending