Connect with us

Sport

Chelsea – Sevilla, lajmet e fundit rreth ekipeve dhe formacioneve të mundshme – SHKUPI

Published

on

Chelsea i humbi dy pikë të vlefshme në ndeshjen ndaj Southampton në vikend ku barazuan 3:3, por tani i gjithë fokusi është në Ligën e Kampionëve ku do të përballen me Sevillan, përcjell “KosovaPress”.

– Advertisment –

Frank Lampard do të jetë tejet i kënaqur me shortin ku “Blutë” do kenë përballje ndaj ekipeve si Krasnodar dhe Rennes dhe ndaj kampionit në fuqi të Evropa Ligës, Sevillas, një mundësi shumë e mirë për ekipin e Lampard që të avancojë tutje drejt fazës së eliminatorëve.

Ndeshja e sotme do të luhet në stadiumin “Stamford Bridge” me fillim nga ora 21:00.

Mungesa do ketë për të dy ekipet ku te Chelsea nuk do jenë të gatshëm Billy Gilmour shkaku i lëndimit, Edouard Mendy ku edhe ky thuhet se është i lënduar edhe pse sipas spekulimeve të shumta ai ka udhëtuar me ekipin, Thiago Silva i cili u kthye shumë vonë ku ishte i angazhuar me Kombëtaren e Brazilit por që mund të paraqitet.

Ndërkaq, te Sevilla nuk do mund të paraqitet Jules Kounde shkaku i Covid-19 ku ka rezultuar pozitiv, kurse Idrissi dhe Aleix Vidal nuk ishin të përzgjedhur për sot nga tekniku Lopetegui.

Teknikët e të dy ekipeve pritet të bëjnë ndryshime ku formacionet e mundshme për sot janë:

Chelsea: Caballero; James, Thiago, Zouma, Chilwell; Kovacic, Kante, Havertz; Ziyech, Werner, Pulisic

Sevilla: Bounou; Navas, Rekik, Carlos, Acuna; Rakitic, Fernando, Jordan; Ocampos, De Jong, Suso

Alsat

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Ronaldo pritet të rinovojë me Juventusin deri në vitin 2023

Published

on

Juventusi thuhet se është i përgatitur të rinovojë me Cristiano Ronaldon dhe ylli portugez mund të nënshkruajë një kontratë të re të vlefshme deri në qershor të vitit 2023.

Ronaldo mbush 36 vjeç nesër (e premte) dhe gazeta Tuttosport pretendon se ndihet gjithnjë e më shumë në qendër të ekipit të trajnerit Andrea Pirlo.

Hipoteza e një zgjatje të kontratës merr formë, pasi sulmuesi i Bianconerëve ka shënuar 22 gola në 23 ndeshje konkurruese këtë sezon.

Zonja e Vjetër është në epërsi 2-1 pas ndeshjes së parë kundër Interit në Coppa Italia, për t’u përballur me FC Porto në 16-tën e fundit të Ligës së Kampionëve dhe aktualisht shtatë pikë prapa liderit të Ligës Milan me një lojë në dorë.

Marrëveshja aktuale e Ronaldos skadon në qershor të 2022, por veterani thuhet se ka qenë mjaft i rëndësishëm për t’u shpërblyer me një marrëveshje të re me klubin Torino.

Ndryshe, Ronaldo u transferua te Juventusi në verën e vitit 2018 për 100 milionë euro, ndërsa deri më tani ka shënuar 87 gola në 112 paraqitje.

Alsat

Continue Reading

Sport

Barça u kualifikua në shtesë, Koeman: E pabesueshme, me këtë karakter edhe në La Liga

Published

on

Barça u kualifikua në shtesë, Koeman: E pabesueshme, me këtë karakter edhe në La Liga – Iliria News Agency

Alsat

Continue Reading

Sport

Bardhi me Levanten kualifikohen në gjysmëfinale të Kupës së Mbretit

Published

on

Enis Bardhi me skuadrën e tij Levanten janë kualifikuar në gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, pasi sonte pas 120 minutave lojë arritën të eliminojnë Viljarealin me rezultat minimal 1:0.

Koha e rregullt u mbyll me barazim pa gola, ndërsa u deshën plus më shumë 30 minuta shtesë që Levante të gjejë golin e fitores dhe të kualifikimit përmes Roxherit.

Reprezentuesi i Maqedonisë së Veriut e nisi ndeshjen nga fillimi dhe luajti për plot 120 minuta.

Alsat

Continue Reading

Trending