Connect with us

Showbiz

Charley Pride vdes në moshën 86 vjeçare

Published

on

Legjenda e muzikës ‘country’, Charley Pride, që grumbulloi më shumë se 50 hite në top 10 midis 1967 dhe 1987 dhe fitoi disa çmime ‘Grammy’, ka vdekur.

Ai ndërroi jetë në moshën 86 vjeçare.

Shkaku ishte ndërlikimet nga COVID-19, tha publicisti i tij në një deklaratë.

Charley Pride (Foto: Getty Images)

“Këngët më të mëdha të super yllit të muzikës ‘country’ përfshinin “Kiss an Angel Good Mornin”, dhe “Mountain of Love” dhe 29 nga 52 hitet e tij në 10 më të mirat u ngjitën në numrin 1. Ai fitoi shumë çmime në ‘Country Music’”.

Performanca e tij e fundit ishte pothuajse saktësisht një muaj më parë, më 11 nëntor, kur ai këndoi gjatë CMAs dhe njëherësh fitoi një çmim.

Pride lindi nga prindërit: Mack Pride Sr. dhe Tessie Stewart Pride në Sledge, Mis., më 18 mars 1934.

Ai ishte shumë i talentuar dhe shpresonte të kishte një karrierë po ashtu edhe në bejsboll para se të gjente sukses në industrinë e muzikës.

I njëjti ka lënë pas gruan mbi 60 vjeçe, Rozene Cohran, katër vëllezër e motra, tre fëmijë, gjashtë nipër e mbesa dhe dy stërnipa. /Telegrafi/