Connect with us

Showbiz

Channing Tatum dhe Sandra Bullock do të vijnë si çift në filmin “The Lost City of D”

Published

on

Channing Tatum është në bisedime përfundimtare për të luajtur në filmin “The Lost City of D”, në të cilin do të shfaqet krahas Sandra Bullock.

Siç transmeton Variety, Aaron dhe Adam Nee janë regjisorët e projektit që do të realizohet nga Paramount Pictures.

Në bazë të informacioneve, Tatum dhe Bullock do të portretizojnë dy kolegë, të cilët promovojnë së bashku librin e protagonistes.

(Foto: Instagram/sandra.bullock.official)

Komploti ndodh pas kidnapimit, kur që të dy duhet t’i bashkojnë forcat për të shpëtuar. Më vonë, ata e kuptojnë se kanë ndjenja për njëri-tjetrin, gjë që e komplikon më shumë gjithë ngjarjen.

Idenë për këtë film e ka dhënë Seth Gordon, derisa skenarin e ka shkruar Oren Uziel. /Telegrafi/

(Foto: Instagram/channingtatum)