Connect with us

Sport

Champions, raundi i dytë sjell disa ndeshje nxitëse – SHKUPIMK

Published

on

Ndeshjet e raundit të dytë të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve rikthehen sonte, ku mes tyre ka disa sfida për të mos u humbur.

– Advertisment –

Pas humbje shokuese nga Shakhtari, Real Madrid kërkon këndelljen në udhëtim te Borusia Mynshengladbahut, të cilët në takimin e para barazuan me Interin. Këta të fundit udhëtojnë në Ukrainë për përballjen me Shakhtar.

Bajern Munihu nuk do të ketë sfidë të lehtë, pasi luan në Rusi, kundër Lokomtivës së Moskës, teksa Liverpuli pret në shtëpi skuadrën e Mitilandit.

Liga e Kampionëve – Grupi E, F, G dhe H

18.55     Lok. Moskë – Bajern Munih

18.55     Shakhtar – Interi

21.00     Atalanta – Ajaksi

21.00     At. Madridi – Salzburgu

21.00     Borusia M. – Real Madrid

21.00     Liverpulli – Mitilandi

21.00     Marseji – Man. Siti

21.00     Porto – Olimpiakos

Alsat