Connect with us

Sport

Challandes: Do ta mbroj ekipin, sepse djemtë kanë luftuar

Published

on

Bernard Challandes u shfaq i mërzitur për humbjen me Slloveninë, por trajneri i Kosovës i mbrojti deri në fund “Dardanët” dhe zgjedhjet e tij për këtë ndeshje.

“Mendova se ky ishte ekipi më i mirë për këtë ndeshje. Kololli ka luajtur në klub si sulmues e kjo nuk mund të thotë që nuk mund të luajë si mbrojtës. Asnjëherë nuk më keni pyetur pse në klub nuk ka luajtur asnjëherë si mbrojtës. Kjo është zgjedhje, kemi probleme për të shënuar në këtë periudhë, nuk është për individë të caktuar. Ne duhet të luajmë si grup, si ekip, nuk kemi gjetur zgjidhje, megjithëse lojtarët u munduan. Në pjesën e dytë e mbajtëm topin, shkuam në krahë, por asgjë nuk shkoi mirë. Është një periudhë e keqe për ne, duhet të mbajmë kokën lart dhe të punojmë deri sa të jetë e mjaftueshme për fitoren.”

Vlerësimi për lojtarët: Nuk vij këtu pa informacion për lojtarët. Për mua lojtarët që luajnë janë të mirë, ishte ekipi më i mirë që mund të kishim në fushë nga fillimi. Me Maqedoninë bëra zëvendësime më herët dhe skuadra nuk ishte e mirë. Lojtarët kanë bërë një ndeshje të mirë për mua, ju mund të mendoni ndryshe.”

6 humbje në 7 ndeshjet e fundit: Nuk mund të jemi të lumtur me humbjen, as unë nuk jam i kënaqur. Jam i zhgënjyer për lojtarët se ne bëmë paraqitje të mirë, kemi pësuar një gol të rëndomtë. Unë do ta mbroj ekipin, sepse janë munduar dhe kanë luftuar. Nuk është e mjaftueshme në këtë periudhë, por dua të mbroj ekipin tim, nuk mund të them sot se lojtarët nuk kanë bërë punën e tyre.”/superspor.al

Alsat