Ministrja e Arsimit, Milla Carovska përsëriti edhe një herë se matura shtetërore do të realizohet pavarësisht kërkesave të një pjese të maturantëve që e njëjta të mos mbahet për shkak të gjendjes me Covid 19. Carovska tha se nuk duhet të përsëritet gabimi I vitit të kaluar kur matura shtetërore u anulua dhe shumë nxënës nuk arritën të regjistrohen në universitetet jashtë vendit. Gjithashtu, Carovska tha se matura shtetërore do të realizohet sipas programeve mësimore të shkurtuara dhe të thjeshtësuara.
Maqedoni
Carovska: Koncepti i maturës s’mund të ndryshojë – Alsat
