Connect with us

Showbiz

Cardi B ribashkohet me ish-bashkëshortin Offset, pasi u ndanë në shtator të këtij viti

Published

on

Cardi B dhe Offset në shtator të këtij viti kanë nënshkruar letrat për t’u divorcuar.

Por, siç duket ish-çifti nuk e ka ndërmend të ndahen, pasi në mënyrë të vazhdueshme shihen së bashku, shkruan Daily Mail.

Së fundmi janë parë në Beverly Hills, teksa ishin fotografuar nga paparacit në dyqanin e Hermes.

Krijuesja e hitit “WAP” si përherë është parë me veshje unike, ku përmes fustanit të ngushtë i theksoheshin super linjat e saj trupore.

Një sërë imazhe me Offset ajo i ka ndarë edhe në rrjetin social Instagram, ndërsa shihej në veturën e tipit ‘Rolls Royce’.

Bashkimi i dyshes kishte ndodhur gjatë ditëlindjes së reperes, ku patën rastin të shkëmbenin edhe puthje.

Vlen të përmendet se Cardi ka fshirë edhe profilin në Twitter, pasi një numër i madh i komentuesve e akuzonin për bashkimin me reperin. /Gazeta Sinjali/