Connect with us

Showbiz

Camila Cabello thotë se dashurinë e mësoi nga Shawn Mendes

Published

on

Këngëtarja e njohur, Camila Cabello, duket të jetë mirënjohëse që takoi Shawn Mendes.

Kështu të paktën është shprehur ajo në një paraqitje në rrjetin social Instagram, ku u shpreh për marrëdhënien e saj, shkruan Daily Mail.

22-vjeçarja ka thënë se përmes të dashurit të saj ka mësuar se çka është dashuria.

“Unë kam mësuar shumë për dashurinë me këtë djalë”, filloi Cabello

Ajo shpjegoi se të qenit i dashuruar nuk janë ‘vetëm momentet e lumtura që sheh në fotografi dhe video’, por momentet që shohim më thellë në vetvete.

Ndërkohë, Camila dhe Shawn, të cilët janë miq që nga 2014, nuk e çuan lidhjen e tyre në një nivel romantik deri në korrik të 2019, disa javë pas debutimit të hitit të tyre Senorita. /Telegrafi/