Business

Bytiqi pohon:  Ndihmë shtetërore për sektorin e gastronomisë do të ketë

Published

on

Zëvendëskryeministri për çështje ekonomike Fatmir Bytiqi i ftuar në “Magazina ekonomike” , u shpreh i prerë se ndihma shtetërore për sektorin e gastronomisë nuk do të mungoj.  Ai madje tha se Qeveria është duke bërë analizat e fundit të modelit që do ta aplikojë si dhe është duke mbledhur të dhënat e fundit të qarkullimit të kompanive të fushës së gastronomisë që janë të prekura nga masat e  fundi antiKovid të Qeverisë.

A mund të zbuloni se cilat do të jenë ato masa? Çfarë mund të presin kompanitë të cilat tani janë mbyllur, objektet hotelierike.

“Do mbulojmë një pjesë të të ardhurave të humbura në këto dy javë, të objekteve gastronomike. Jemi duke bërë kalkulimet e fundit se sa do jetë përqindja e mbulimit të humbjes së të ardhurave. Por kjo ndodhë për herë të parë, një model që po e aplikojmë, por mendojmë se është një model i cili me të vërtet do t’ju ndihmojë sadopak në humbjen që do  kenë.  Do e ndajmë humbjen edhe punëdhënësit edhe ne si shtet, por mendojmë se ky është një model paksa më i drejtë në këtë moment të caktuar”, tha Bytiqi.

Alsat

Click to comment

Trending

Copyright © 2020 Shkupi.mk

Exit mobile version