Connect with us

Business

Buxhet i kufizuar për zotimet e Vetëvendosjes

Published

on

Buxheti i Kosovës prej 2.4 miliardë eurove paraqet vështirësi në realizimin e zotimeve të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) në aspektin ekonomik dhe social, thotë për Radion Evropa e Lirë, Arian Zeka drejtor ekzekutiv në Odën Ekonomike Amerikane të Kosovës.

Lëvizja Vetëvendosje ka fituar zgjedhjet e 14 shkurtit, të mbajtura në Kosovë.

Megjithatë, sipas Zekës, nëse shteti arrin të luftojë ekonominë joformale, e cila llogaritet të jetë deri 30 për qind e Bruto Produktit Vendor në Kosovë, atëherë arka e shtetit do të rritet dhe do të mundësohet realizmi i atyre zotimeve.

“Në rrethana të tilla, kur ekonomia joformale është në një shkallë të lartë dhe buxheti i vendit është i kufizuar, është i vështirë zbatimi i zotimeve të LVV-së, pa rritur edhe normat e tatimeve ekzistuese”, thotë Zeka.

Buxheti i Kosovës për vitin 2021 kap vlerën e 2.4 miliardë eurove dhe përgjatë viteve nuk ka pasur buxhet më të madh se ky, i cili është në këtë vit.

Të gjithë në punë deri në një vit

Krijimi i Fondit Sovran, Banka Zhvillimore e Kosovës, punësimi deri në një vit të plotë për të gjithë të rinjtë, (mosha 16-18 vjeç), janë vetëm disa nga prioritetet në aspektin ekonomik në planprogramin e Lëvizjes Vetëvendosje.

LVV ka paraparë edhe anëtarësimin e Kosovës në Fondin Ndërkombëtar për Zhvillimin e Bujqësisë. Në mënyrë që të sigurohet një treg vendor, që sipas LVV-së nuk përbuz mundin e fermerëve, kjo parti do të sigurohet që të ketë çmime dysheme për kulturat kryesore bujqësore e blegtorale.

Në këtë fuqizim, LVV ka premtuar se do ta financojë bujqësinë për çdo vit deri në 100 milionë euro.

Futja e çmimeve referente për një sërë produktesh bazike bujqësore, midis tyre edhe për grurin dhe qumështin, është paraparë po ashtu në planprogramin e LVV-së, me të cilin ka garuar për të udhëhequr shtetin e Kosovës.

Shatri: Me 2.4 miliradë euro nuk zgjidhen as problemet që janë shkaktuar nga pandemia

Ish-ministri i Ekonomisë dhe Financave në Kosovë, Haki Shatri në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, thotë se partia fituese e zgjedhjeve të 14 shkurtit, në planprogram nuk ka precizuar se në çfarë mandati do t’i bëjë ato zhvillime në ekonomi, pasi sipas tij, edhe në menaxhimin më të mirë, vështirë se ato premtime mund të realizohen.

Kosova, shton ai, ka të trashëguara probleme të mëdha ekonomike.

“Buxheti prej 2.4 miliardë eurove nuk do të mjaftojë as t’i shërojë këto plagët e pandemisë që janë. Ka shumë vështirësi… papunësia, varfëria të gjitha problemet strukturore të ekonomisë. Nëse 10 për qind e zotimeve mund të realizohen në këtë vit dhe vitet në vazhdim, do të jetë sukses i mirë”, thotë Shatri.

Skemat e reja sociale rëndojnë buxhetin

LVV ka paraparë po ashtu rritje të skemave sociale. Aktualisht, baza e politikave sociale në Kosovë përbëhet nga skema të shumta sociale e pensionale. Në këto kategori hyjnë mbi 420 mijë qytetarëve të Kosovës dhe nga buxheti i shtetit çdo vit ndahen deri në 400 milionë euro.

Përveç skemave aktuale, LVV ka paraparë për të gjithë fëmijët nën moshën 2-vjeçare përfitime shtesa mujore në vlerë prej 20 eurove, kurse fëmijët nën moshën 16-vjeçare shuma që përfitojnë do të jetë 10 euro në muaj.

Ndërkaq, të gjitha familjet që kanë të ardhura të ulëta, do të rimbursohen varësisht prej të ardhurave vjetore që familja merr.

“Nga 50 euro për fëmijë nëse familja ka të ardhura vjetore më pak se 7 mijë euro në vit, nga 100 euro për fëmijë nëse familja ka të ardhura vjetore më pak se 6 mijë euro, dhe nga 150 euro për secilin fëmijë nëse familja ka të ardhura vjetore më pak se 5 mijë euro”, thuhet në programin e LVV.

Lidhur me këto zotime, Zeka thotë se duhet treguar kujdes dhe gjithnjë duhet marrë në konsideratë kufizimet buxhetore që ka vendi.

“Në të njëjtën kohë duhet marrë në konsideratë aftësinë e shtetit për mbledhjen e të hyrave, meqenëse nuk dëshirojmë të rrezikojmë stabilitetin buxhetor ose në ndonjë të ardhme të afërt të ballafaqohemi me rritjen e detyrimeve tatimore të bizneseve në rend të parë, meqenëse kjo do të bënte vendin më pak atraktiv për investime”, thotë Zeka.

Fondi Monetar Ndërkombëtar, në raportin e fundit, ka vlerësuar se Kosova në vitin 2020 ka shënuar rënie të ekonomisë deri në 6 për qind. Ndërkaq, ka paraparë rritje ekonomike në vitin 2021 deri në 4.5 për qind.

Ky mekanizëm financiar ndërkombëtar, po ashtu ka theksuar rëndësinë e kufizimit të rritjes së pagave në sektorin publik dhe vlerësimin e qëndrueshmërisë së sistemit aktual të pensioneve përpara futjes së çdo ndryshimi.

Pagë minimale 250 euro

LVV ka planifikuar që pagën minimale ta rrisë në 250 euro dhe se kjo pagë të përjashtohet nga tatimi në të ardhurat personale.

Lidhur me këtë Zeka thotë se OEAK konsideron se paga minimale duhet të jetë rezultat i një aranzhimi mes punëdhënësve dhe punëmarrësve dhe jo i ndërhyrjes së shtetit.

“Nëse vetëm duhet të rritet paga minimale, duhet të merren në konsideratë kapacitetet e kompanive të sektorit privat. Ajo që qeveria duhet të bëjë përtej këtyre premtimeve është që të krijojë një mjedis të favorshëm që ndërmarrjet e sektorit privat të fuqizohen mëtej”, thotë Zeka.

Adresimi i problemit të varfërisë dhe ulja e saj mbetet po ashtu kriter shumë i rëndësishëm i LVV-së. Qeveria e Kosovës, thuhet në planprogramin e LVV, nuk do të lejojë që 100 mijë qytetarë të jetojnë me më pak se 1 euro në ditë./REL

Alsat

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Business

Evazioni fiskal deri në 30 për qind

Published

on

Nga mbi 200 mijë biznese sa janë të regjistruara në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, sipas Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), vetëm rreth 35 mijë prej tyre janë të fiskalizuara. Bazuar në këto të dhëna, shumë biznese vazhdojnë t’i ikin obligimeve tatimore që kanë ndaj shtetit.

Pajisja me arka fiskale apo fisklaizimi i subjekteve afariste, kishte filluar si proces në vitin 2010 dhe qëllimi ishte evitimi i evazionit fiskal, pasi potenciali i këtij sistemi është që të regjistrojë të gjitha hyrjet dhe daljet (shitjet).

Në një përgjigje me shkrim nga ATK-ja dhënë për Radion Evropa e Lirë, thuhet se numri i saktë i bizneseve të pafiskalizuara nuk mund të dihet. Aty shtohet se shumë faktorë afektojnë procesin e fiskalizimit, sa i përket statistikave.

“Një numër i bizneseve nuk janë të obliguara që të fiskaliziohen për shkak të natyrës së punës që zhvillojnë. Bizneset që nuk janë të obliguara të pajisen me arka fiskale janë ato të cilat të gjitha pagesat i kryejnë përmes transaksioneve bankare, sektori bankar, bizneset mikrofinanciare si dhe disa nga ndërmarrjet publike”, thuhet në përgjigjen e ATK-së.

Përveç këtyre bizneseve që nuk janë të obliguara të pajisen me arka fiskale, ka edhe biznese të cilat regjistrohen, mirëpo asnjëherë nuk zhvillojnë aktivitet ose mbyllen menjëherë pas regjistrimit.

Administrata Tatimore e Kosovës në deklarimet e mëhershme për REL ka potencuar se evazion fiskal ka në të gjitha anët e Kosovës, porse mendohet se ky aktivitet është i shtrirë më së shumti në katër komunat në veri të Kosovës, të banuara me shumicë serbe.

Konkurrencë e padrejtë në treg

Në ATK thonë se ekonomia joformale në Kosovë nga mekanizmat ndërkombëtarë është vlerësuar të jetë deri në 30 për qind të Bruto Produktit Vendor, por sipas këtij institucioni, kjo shifër nuk implikon vetëm ATK-në.

“Kjo shifër implikon një numër të madh të institucioneve për luftim e evazionit fiskal, jo vetëm ATK-në, pasi raportet janë të ndërtuara duke pasur për bazë krimet ekonomike, kontrabandën, shpëlarjen e parave e shumë të tjera, përderisa ATK-ja ka përgjegjësi vetëm për pjesën e ekonomisë së hirtë”, thuhet në përgjigjen e ATK-së.

Sidoqoftë, numri i këtyre bizneseve të cilat iu shmangen obligimeve tatimore duke krijuar evazion fiskal, krijojnë konkurrencë të padrejtë në treg, që sipas pronarit të kompanisë “Frutex”, Shaqir Palushi paraqet një problem për bizneset formale.

Ai në një prononcim për Radion Evropa e Lirë thotë se për vite, si biznes që paguan të gjitha obligimet tatimore, janë përballur me një konkurrencë të padrejtë në treg.

“Prezenca e evazionit fiskal për vite në Kosovë sigurisht që ka dëmtuar biznesin, por në radhë të parë ka dëmtuar buxhetin e shtetit dhe rrjedhimisht qytetarët dhe zhvillimin e vendit. Ikja nga tatimi, atyre bizneseve iu jep mundësi që të ofrojnë produkte me çmime më të ulëta dhe kjo për një biznes formal është konkurrencë e padrejtë”, thotë ai.

Luftimi i evazionit fiskal rrit buxhetin e shtetit

Luftimi i evazionit fiskal është parë si mundësi për zhvillimin ekonomik të vendit. Në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, Arian Zeka, drejtor ekzekutiv në Odën Ekonomike Amerikane, thotë se për të realizuar premtimet për punësim e zhvillim ekonomik që ka bërë partia Lëvizja Vetëvendosje, e cila ka fituar zgjedhjet e 14 shkurtit, duhet të luftohet ekonomia joformale.

“Me një qasje më serioze nga ana e institucioneve të shtetit, në rend të parë të ATK-së e cila bën mbledhjen e brendshme të tatimeve, mund të kemi rezultate të konsiderueshme në luftimin e ekonomisë joformale”, tha Zeka.

Me qëllim të luftimi të evazionit fiskal, në vitin 2015 kishte hyrë në fuqi një udhëzim administrativ, i cili parashihte që për të gjithë konsumatorët, të cilët grumbullojnë kuponët fiskalë dhe si të tillë i dërgojnë në ATK, do të aplikohet rimbursimi i vlerës së tatueshme të të gjithë kuponëve fiskalë në muajin pasues të çdo tremujori.

Më pas ky proces kishte pësuar modifikime në rimbursim. Ndërkaq, në vitin 2020 ishte pezulluar me një vendim të ATK-së.

Sipas ATK-së, për riaktivizimin e kampanjës “Rimbursimi i qytetarëve nga grumbullimi i kuponëve fiskalë”, qytetarët do të informohen me kohë./REL

Alsat

Continue Reading

Business

Kriza aktuale ekonomike, është gjithashtu edhe një krizë e demokracisë

Published

on

Pandemia e Covid-19, po shkakton dëme ekonomike në mbarë botën. Dhe ky dëm mund të ketë një efekt tinëzar:gërryerjen e besimit tek demokracia, veçanërisht tek të rinjtë. Sipas Institutit Benet për Politika Publike në Universitetin e Kembrixhit, të rinjtë e brezit të mijëvjeçarit,janë më të zhgënjyer nga demokracia se sa çdo brez tjetër në të njëjtën fazë të jetës.

Ndërkohë niveli i tyre i tanishëm i besimit tek sistemi demokratik, mbetet më i ulët se ai i çdo grupmoshe tjetër. Në mbarë botën, kënaqësia e të rinjve me demokracinë është në rënie. 55 për qind brezit të mijëvjeçarit të ri, thonë se janë të pakënaqur me demokracinë, ndërsa më pak se gjysma e Gjeneratës X e fundviteve 1900, raportuan pakënaqësi të tilla në të njëjtën moshë.

Sipas raportit, ky zhgënjim nuk është thjesht çështje moshe. Përkundrazi, ndryshimet midis brezave mund të jenë rezultat i ngjarjeve të dekadës së fundit, përfshirë pasojat e krizës globale financiare, dhe rritjes së madhe të pabarazisë. Dhe sipas Qendrës Kërkimore Pju, 2 nga arsyet kryesore pse njerëzit në të gjithë botën, kanë më shumë të ngjarë të jenë të pakënaqur me demokracinë, kanë të bëjnë me ekonominë.

Ata që nuk mendojnë pozitivisht për kushtet ekonomike të vendit të tyre, dhe që nuk besojnë se një njeri i zakonshëm ka parë përmirësim të gjendjes së tij financiare në 20 vitet e fundit, janë më të prirur për të shprehur një pakënaqësi të tillë.

Sistemi ekonomik që ka funksionuar në GjeneratënX dhe të Baby Boomers nuk funksionon më për brezin e mijëvjeçarit të ri. Dhe zhgënjimet mbi këtë realitet po zbehin vlerësimin për vetë demokracisë. Kjo humbje e besimit nuk është për t’u habitur, duke marrë parasysh botën me të cilën po përballen sot të rinjtë.

Për shembull, në Shtetet e Bashkuara studentët e diplomuar në vitin 2020, hynë në një treg pune të dëmtuar rëndë nga papunësia e lartë, dhe të ngarkuar me pasoja financiare dhe profesionale që mund të zgjasnin 10-15 vjet pas diplomimit. Vitin e kaluar, universitetet amerikane nxorën gati 2 milion të diplomuar me diploma ‘Bachelor’ pikërisht në recesionin më të keq në SHBA që nga koha e Depresioni i Madh.

Për më tepër, disa prej këtyre të diplomuarve, për më tepër, nuk kishin qasje në përfitimet e papunësisë. Ata që punonin ndërsa vazhdonin shkollë, apo kishin një punë të sigurt pasi u diplomuan,patën mundësi të korrnin përfitime nga studimet e tyre.

Por ata që nuk kishin një ofertë konkrete pune, dhe pa asnjë përvojë të mëparshme punësimi, ishin të përjashtuar. Sot, 3 në 10 të rinj në SHBA nuk punojnë as gjatë kohës që janë në shkollë. Të diplomuarit e fundit në universitete ishin tashmë të ngarkuar me një borxh, që tani kanë arritur një total prej 1.7 trilionë dollarësh, duke tejkaluar hua të e marra për blerjen e makinave, madje edhe borxhet e kartave të kreditit.

Më gjerësisht, brezat e rinj në SHBA po bartin pasojat e krizës globale financiare që ndodhi më shumë se një dekadë më parë. Jeta e tyre tani është e diktuar nga dy recesione të mëdha, që u ka kufizuar mundësitë ekonomike, dhe e ka vështirësuar ndjekjen e një kursi të ngjashëm ekonomik me atë të brezave të vjetër.

Kjo vuajtje specifike e të rinjve në këtë krizë, dhe kërcënimi që kriza paraqet jo vetëm për mirëqenien e tyre por edhe atë të demokracisë, duhet të jetë në vëmendjen kryesore të anëtarëve të Kongresit ndërsa ata hartojnë skemën e rimëkëmbjes ekonomike.

Ligjvënësit duhet të eksplorojnë mundësinë e krijimit të një axhende rinore, që përfshin përfitime të zgjeruara të papunësisë për të sapodiplomuarit dhe studentët, dhe politikat që synojnë krijimin e sa më shumë vendeve të reja të punës, përmes programeve të infrastrukturës apo investimeve në energji të qëndrueshme.

Hapi i parë i madh mund të jetë edhe rishikimi i kostos së arsimit të lartë. Kriza e borxhit studentor vetëm sa po përkeqësohet. Studentët janë të detyruar të zgjedhin midis akumulimit të një borxhit dëmtues, apo kufizimit të perspektivave të tyre në të ardhmen.

Në përgjigje të thirrjes së presidentit Bajden për garantimin e arsimit falas në universitetet publike për studentët me të ardhura familjare nën 125.000 dollarë në vit, dhe për faljen e 10.000 dollarëve nga borxhi studentor i të çdo diplomuari, Kongresi mund të fillojë të shkurtojë borxhin e stërmadh prej 1.7 trilionë dollarësh.

Uashingtoni dështoi që të riparojë të çarat e mëdha ekonomike që la pas kriza financiare globale. Nëse synohet që të parandalohet zhgënjimi i mëtejshëm i brezave të rinj me kushtet e tyre ekonomike dhe vetë demokracinë, Shtetet e Bashkuara nuk duhet të bëjnë sërish të njëjtin gabim. /Bota.al

Alsat

Continue Reading

Business

Rukiqi: Qeveria në ardhje prioritet ta ketë vaksinimin e popullsisë, pastaj të fokusohet në ekonomi

Published

on

Pandemia globale SARS-Cov-2, e njohur si koronavirusi, përpos përhapjes së shpejt të saj, ka rrezikuar në mbylljen e bizneseve në ekonomi.

Edhe ekonomia e Kosovës nuk la pa u prekur nga kjo gjë, ku shumë biznese.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi ka thënë nuk e kemi ende shifrën se sa biznese janë mbyllur si pasoj e pandemisë.

“Nuk e kemi shifrën se sa biznese janë mbyllur a ka qenë si pasoj e pandemisë, ka pasur raste që nuk ka qenë si pasoj e pandemisë. Nuk ndonjë biznes pa impakt të madh në ekonomi që është mbyllur deri më tani, megjithatë shumicën e bizneseve  i ka shtyrë ai motivi për mbijetesë, Bizneset në sektor të ndryshëm që nuk kanë punuar fare, duke filluar nga hotelet, pastaj një pjesë e bizneseve që kanë kanë biznese familjare sezonale, pastaj komplet një sezonë për ta është e vdekur”, ka thënë Rukiqi.

Rukiqi shtoi se restorante e baret kanë qenë të rrezikuara, sepse kanë qenë aktiv në kërkimin e të drejtave të tyre në përkrahje financiare.

“Restorante e baret kanë qenë të rrezikuara dhe e njëjtë ka ndodhur edhe në sektorin e transportit, ku vazhdimisht ka pasur kufizime dhe probleme për shkak se është ulur numri i udhëtarëve që e kanë përdorur transportin rrugor, këto kanë efekte zingjirore. Ka pasur ndikim edhe në sektorin e naftës sepse njerëzit kanë qarkulluar më pak, sepse ka pasur orë policore”, ka shtuar ai.

Rukiqi: Një pjesë të pandemisë e kemi kaluar pa qeveri funksionale

“Ndryshimet në situatë krize racionale si pandemia, e kemi kaluar pa qeveri funksionale. Fillimisht rrëzimi i një qeverie apo mocioni i një mosbesimi pastaj edhe problemet e kushtetutshmërisë me qeverinë tjetër, hyrja në proces parazgjedhor e zgjedhor, të gjitha këto procese e kanë pasur ndikimin e vetë për shkak të turbulencave po ndikojnë në ekonomi, sepse po ulen investimet e brendshme dhe investimet nga jashtë”, ka thënë Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi.

Rukiqi ka bërë të ditur se qeveria në ardhje duhet ta ketë një program 4 vjeçar, e prioritet të jetë së pari shëndeti publik në këtë kohë pandemie, e pastaj ekonomia.

“Një qeveri që vjen duhet ta ketë një program 4 vjeçar, e në atë program duhet t’i shohin prioritetet  strategjike në ekonominë e vendit. Prioritet duhet të jetë shëndeti publik që lidhet me ekonominë, se nëse nuk përfundon pandemia sepse ne do të kemi prap diskutime se a do të mbyllemi apo jo, apo kemi masa kufizuese a jo.

Ai ka shtuar se nga kjo qeveri pret që të merret me vaksinimin e popullsisë.

“Vendet e tjera kanë ndërtuar një strategji, që gradualisht të hapen nga vala e dytë, e të njëjtën kohë të përcjellët në mënyrë paralele me vaksinimin e popullsisë, duhet të jetë prioriteti i parë, pra gradualisht të kemi një plan në mënyrë që të dalim nga pandemia, ku vendet e tjera kanë një shkallë të lartë të vaksinimit e rënie të numrit të të infektuarve”, ka shtuar ai.

Rukiqi ka thënë se nga qeveria në ardhje pret që të ketë politika lehtësuese tatimore, e të ketë përkrahje konkrete financiare për ato sektorë që janë prekur, e sipas tij pret bashkërisht që të ketë një qeveri e të ketë një partneritet me ta.

Alsat

Continue Reading

Trending